e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Wollfarth: Vendoret, jo politike militante

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Wollfarth: Vendoret, jo politike militante
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth tha se krerët e rinj të bashkive dhe komunave të jenë kosntruktivë në punën e tyre në shërbim të komunitetit që drejtojnë, të mos jenë militantë e të lobojnë jashtë barrierave politike me qeverinë. Zoti Wollfarth tha në seminarin e KiE-së se “duhet të ndihmoni qytetarët të përfshihen në vendimarrje, për të ndërtuar ambiente pune profesionale, jepini zgjidhje vështirësive në komunitetet për të ndërmjetësuar për nevojat me qeverisjen vendore dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin pavarësisht barrierave politike në përfitim të komuniteteve tuaja”. Zoti Wollfarth tha se “ju nevojitet një organizëm bipartizan kombëtar për të bërë avokatinë për ju e të shtrini shërbimet”. “Pavarësisht ndasive politike loboni bashkë në nivelet qëndrore, duke qenë konstruktivë dhe jo militantë”, theksoi ai.