Wikileaks, nisin të shfaqen kabllograme me statusin 'sekret' për Shqipërinë.
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në platformën Wikileaks, kanë nisur mbrëmë gjatë natës dhe sot në mëngjes të shfaqen kabllograme me statusin “të klasifikuar” “konfidenciale” dhe “sekret” të lidhura me Shqipërinë. Deri tani, kabllogramet kanë qenë me statusin “të paklasifikuar” dhe/ose për “përdorim zyrtar”. Në kabllogramet sekrete të dala deri tani shihen raportime të Ambasadës edhe per vitin 1997 në Shqipëri, marrëdhëniet shqiptaro-greke, detaje nga jeta e eksponentëve të ndryshëm politikë në Shqipëri dhe zyrtarë të lartë. Shumë me interes janë disa kablograme ku paraqiten prova të hetimeve të vetë ambasadës mbi disa politikanë dhe drejtues të policisë shqiptare. Në rangje shumë të larta të shtetit gjenden persona të lidhur me krimin dhe me personazhe të krimit shqiptar, madje të dënuar për vepra shumë të rënda penale. Në Shekulli mund të lexoni sot gjatë ditës dhe neser në print hollësi nga këto kabllograme të reja.