Vrasja e trefishte ne Vlore policia shoqeron dy autore te dyshuar

Vrasja e trefishte ne Vlore, policia shoqeron dy autore te dyshuar

Policia e Vlorës ka shoqëruar dy persona që dyshohet të jenë autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur dje në një nga plazhet e qytetit të Vlorës. Sipas të dhënave policore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe shkak për sherrin është bërë ngacmimi i motrave të njërit prej autorëve. Policia ka bërë të ditur se dy autorët e dyshuar janë Leon Osmani dhe Delin Hajdaraj.

Sipas të njëjtave burime, 19-vjeçari Leo Osmani është thirrur nga dy motrat dhe një kushërira e tyre, sepse kanë pasur shqetësime dhe ngacmime me fjalë nga disa të rinj nga Fieri. Dyshohet se Leo ka shkuar menjëherë bashkë me një shokun e tij, 22-vjeçarin Delin Hajdaraj, i cili sipas policisë, ka pasur një armë në një çantë sportive dhe sapo ka parë shokun e tij që po konfliktohej me grushta me 4-5 persona të tjerë ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë duke shkaktuar tre viktima, një nga plumbat direkt dhe dy me rikoshet.

Dyshohet se asnjë prej viktimave nuk është person i përfshirë në konflikt. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi Vlorën mesditën e së dielës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama