Vrasja, Shtepia e Bardhe: Fotot, te tmerrshme
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha sot se fotot e Osama bin Ladenit pas vdekjes janë të tmerrshme ndaj ende nuk është marrë një vendim nëse duhen publikuar apo jo. Sipas tij, Shtëpia e Bardhë është duke parë mundësinë e publikimit të tyre. Gjatë një konference për shtyp, Jay Carney përgënjeshtroi gjithashtu edhe lajmin se gjatë sulmit ishte vare edhe gruaja e Osama bin Ladenit. Ai shpjegoi se gruaja nuk ka vdekur, pasi është goditur në këmbë. Nje tjeter grua eshte vrare ne katin e pare te shtepise, saktesoi ai. I pyetur nga gazetarët lidhur me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, Jay Carney tha se do të vazhdojnë pasi janë shumë të rëndësishme për ecurinë e luftës kundër terrorizmit.
Hakerat publikojnë foton e Bin Laden pas vdekjes
Portali italian La Stampa, ka botuar pasditen e sotme një foto ku mendohet se paraqitet Osama bin Laden pasi është qëlluar nga forcat speciale amerikane. Fotoja është publikuar në internet, nga hakerat e quajtur Anonymous dhe që më pas është përcjellë edhe në rrjetet sociale. Autenticiteti i fotos ende nuk është konfirmuar.