'Vrasesit u arrestuan ne 4 minuta'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ngjarja në Kandahar, Dritan Demiraj: Policia afgane është e ndarë sipas fiseve, del shpeshherë nga kontrolli.
Komandanti i Voglit: Ishin në frontin e luftës, po hetojmë ngjarjen
Skuadra ushtarake ku bënin pjesë Feti Vogli dhe Aleksandër Peci ka qenë e përgatitur për luftime. Komandanti i Batalionit të Forcave Speciale të Ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj, deklaroi dje se Feti Vogli, i rënë në Afganistan, ishte një nga efektivët më të dalluar. Zyrtari i lartë ushtarak ka thënë se në ngjarjen e ndodhur në Kandahar të Afganistanit ka pasur shkëmbim zjarri. Nga burime të tjera të Ushtrisë mësohet se trupat shqiptare dhe amerikane janë qëlluar papritur në befasi dhe më pas është dashur të kundërpërgjigjen. Nga ana tjetër, me gjithë ngjarjen e ndodhur, komandanti Demiraj ka thënë dje se efektivat e forcës speciale shqiptare, por edhe amerikane, nuk e kanë dhënë veten. “Ata, falë përgatitjes së lartë, kanë arrestuar brenda katër minutave personat që qëlluan me armë”, tha dje në TV Klan komandanti i Batalionit të Forcave Speciale të Ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj.
“Forcat speciale janë qëlluar pabesisht, ndërsa ishin në front lufte. Ka pasur viktima dhe nga ushtarët amerikanë, dhe afganë”, tha dje Demiraj, i cili ndodhej në banesën e Feti Voglit për t’i shprehur ngushëllimet familjes së ushtarakut të rënë në krye të detyrës. Sipas komandantit të Batalionit të Forcave Speciale, incidente me forcat speciale shqiptare ka pasur edhe më parë, por pasojat nuk kanë qenë kaq të rënda. Ngjarja e ndodhur të hënën paradite me ushtarakët shqiptarë, ku zyrtarisht konfirmohet se ka pasur edhe një amerikan të plagosur, është duke u hetuar.
Ndonëse fillimisht u tha se ishte qëlluar nga pesë persona, ditën e djeshme njoftohej se ka pasur një të arrestuar, i cili është duke u marrë në pyetje. Sipas burimeve ushtarake shqiptare, policia afgane paraqet problematikë të madhe sa i përket sigurisë, pasi brenda saj ka grupime të ndryshme sipas fiseve, të cilat shpeshherë veprojnë në mënyrë të pakontrolluar dhe tëpaparashikueshme. Të hënën, në momentin kur ndodhi ngjarja, trupat speciale të ushtrisë shqiptare kanë qenë së bashku me ushtarakë amerikane duke shoqëruar personelin civil amerikan të USAID-it për hapjen e disa shkollave në fshatin Robat të Kandaharit në Afganistan.