e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vjedhja, arrest me burg te dashurit te 18 vjecares

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vjedhja, arrest me burg te dashurit te 18 vjecares
Gjykata e Durresit ka caktuar masen e sigurise, “Arrest me burg” per Ismail Xhindin, bashkejetuesin e Fatma Buziut, tashme ne burg per vjedhjen e parave nga kasaforta e te atit.Ne seancen e sotme, djali 24 vjecar ka kundershtuar akuzen, duke thene se ne shtepine e vjehrrit ka qene vetem nje here, nderkohe qe per makinen tip benz per te cilen akuzohet ka deklaruar se e ka blere per te vellane dhe me dokumente ai figuron i pronarit te vjeter.

Ai ka thene se Fatma nuk mund te kete marre shumen qe pretendohet nga i ati i saj. Historia e vjedhjes u publikua në gazetën Panorama, ne nje speciale, ne te cilen  zbuloheshin fotot e jetës luksoze të vajzës që vodhi miliona lekë në shtëpinë e babait, teksa ka pozuar me bashkëjetuesin e saj nëpër plazhe të ndryshme dhe nëpër lokale e restorante të shtrenjta.