e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vizat, Berisha: Arritje e madhe

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vizat, Berisha: Arritje e madhe
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se vendimi për liberalizimin e vizave është arritja më e madhe për lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë pas rënies së perdes së hekurt. Duke e konsideruar këtë si një mesazh miqësor që Evropa i dërgon shqiptarëve, Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për këtë votim historik.

Në një konferencë për media nga selia e kryeministrisë, pak minuta pas votimit në Bruksel, shefi i qeverisë siguroi vendet e BE-së se prej lëvizjes së lirë shqiptarët nuk do të krijojnë probleme apo do të shkelin rregullat e komunitetit. Berisha theksoi se vendimi erdhi pas përmbushjes së një sërë reformave, luftimit të krimit dhe korrupsionit, zgjedhjeve të 2009, forcimit të kufijve si dhe pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

"Ne bëmë Shqipërinë një vend të respektuar për qytetarët dhe Europën. U krye, gëzuar për shqiptarët!", u shpreh Berisha.