Viktor Gushi, vrases i arketares dhe argjendarit (VIDEO)
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia ka arrestuar Viktor Gushin, 45 vjeç autor i vrasjes së arkëtares dy ditë më parë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka konfirmuar se Gushi është vrasësi i arkëtares, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë. Burgaj në një prononcim për mediat tha se kjo konfirmohet nga ekspertiza balistike e armës – që iu gjet në momentin e arrestimit – si dhe nga rrobat që kishte veshur gjatë krimit.
Burgaj tha se 45-vjeçari është person me precedent penal. Ai saktësojë se Gushi ka kryer një dënim prej 5 vitesh burg në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike. Policia gjithashtu ka bërë të ditur se Gushi ka tentuar të realizojë një grabitje gjatë ditës së sotme në zonën e “21 dhjetorit”. Gushi ka pranuar vetë kryerjen e shtatë grabitjeve në kryeqytet, ku dy prej të cilave kanë rezultat me fund tragjik. Mësohet se 45-vjeçari ka varësi nga lojërat e fatit dhe kjo besohet se është arsye kryesore që e ka shtyrë të krye grabitjet në seri.
Identifikimi i tij u bë me anë të filmimeve që ishin bërë nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë bankës ku Gushi tentoi ta grabiste. Në ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur “Xhamlliku” mbeti e vrarë Leonora Kaloçi si dhe u plagosur Skënder Elmazi. Dyshohet se i arrestuari ka lidhje dhe me vrasjen e Rrapo Sinanajt, vrasje e ndodhur në tetor të vitit të kaluar.