Vetevritet e 'shenjtorja' Eleonora Bregu
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vetëvritet e vetëshpallur “shenjtore”, Eleonora Bregu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së martë, në banesën e viktimës në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë, ndërsa pas ka lënë dhe një letër për Zotin. Ndërkaq, Eleonora ishte akuzuar disa herë për mashtrim nga pjesëtarët e misionit dhe nga qytetarë të ndryshëm. Vite më parë, një grup qytetarësh e kanë denoncuar shenjtoren duke iu referuar fakteve lidhur me abuzimet e “shenjtores”, për pëfitime shumash financiare.