e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vetevendosje: S’kemi dijeni per iniciativen e bashkimit me Shqiperine

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vetevendosje: S’kemi dijeni per iniciativen e bashkimit me Shqiperine
Edhe pse publikisht janë pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk marrë ende asnjë iniciativë për t’iu bashkuar Shqipërisë. Media në Shqipëri kanë njoftuar se me iniciativën e disa deputetëve të Kosovës, ka filluar nënshkrimi i një peticioni për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, duke aluduar te 12 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo, drejtues të kësaj lëvizjeje, mohojnë se deputetët e saj, janë pjesë e ndonjë iniciative të tillë. Megjithatë, sipas tyre, edhe pse Vetëvendosje nuk është pjesë e kësaj iniciative, kjo lëvizje në programin e saj parasheh bashkimin më Shqipërinë. Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka thënë për “Tribuna Shqiptare” se asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk ka hedhur firmën e tij, për bashkim me Shqipërinë. Ai thotë se për këtë kanë dëgjuar nëpër media.

“Natyrisht që Lëvizja Vetëvendosje është për bashkim me Shqipërinë, këtë e kemi të paraparë edhe në programimin e partisë, por një iniciativë të tillë nuk e kemi ndërmarrë e as nuk i jemi bashkangjitur një iniciative të tillë”, – ka thënë Durmishi.