e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vetevendosja: 'Pavaresia e plote, nje farse'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vetevendosja: 'Pavaresia e plote, nje farse'
Lëvizja Vetëvendosje, forcë parlamentare në Kosovë, ka refuzuar të marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shkëputjen nga mbikëqyrja e pavarësisë, duke e cilësuar atë një farsë. “Nuk duam të bëhemi pjesë e kësaj farse që organizohet me paratë e popullit e kundër popullit. Aty na kanë ftuar që të duartrokasim dhe të buzëqeshim.

Na kanë ftuar që të jemi spektatorë të privilegjuar: qytetarët janë spektatorë para ekraneve televizive, kurse deputetët janë spektatorë në sallë”, tha Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, në një konferencë për mediat. Sipas qëndrimit të kësaj lëvizjeje, “Po hiqet mbikëqyrja e dukshme e jashtme, për t’u bërë mbikëqyrje e brendshme që fshihet brenda vetë ligjeve. U mbyll veçse një zyrë. Asgjë tjetër s’ka ndryshuar. KFOR-i, EULEX-i e madje edhe UNMIK-u janë këtu pa na njohur, pa na dhënë llogari neve, me fuqi ekzekutive mbi ne dhe me imunitet mbi ligjin”, tha Kurti.