Vendi ne varferi, Bode e quan vit me bum ekonomik
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Edhe pse shqiptarët po kalojnë një ndër vitet më të vështira ekonomikisht, për kreun e Financave shqiptare ky vit që po lëmë pas ishte një vit i suksesshëm për ekonominë shqiptare. Duke folur para mediave në analizën vjetore të Ministrisë së Financave, Ridvan Bode u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që mundi t’i bëjë ballë krizës ekonomike, duke shënuar edhe rritjen më të lartë në rajon. Në të vërtet shumë tregues ekonomik dhe ajo që familjet e thjeshta ndjejnë është disi më ndryshe se si e përshkruan ministri Bode. Ndërsa FMN-ja, në raportin e fundit për ndikimin e krizës globale në ekonomitë e vendeve të Evropës Juglindore vlerësonte rritjen ekonomike në Shqipëri, duke dhënë parashikime të zymta për ecurinë e saj vitin e ardhshëm. Në raport theksohej se presioni për të mbajtur në nivelin e kërkuar borxhin publik do të frenojë edhe më shumë ritmet e rritjes ekonomike. Jo më larg se dy javë më parë me pohim e tij kreu i financave u dha lajmin e keq pensionistëve se për ta nuk do të kishte shpërblim për të blerë gjelin e vitit të ri. Po ashtu dhe administrata sdo të marrë rrogën e 13 por do të mjaftohen me një shpërblim prej 10 mijë lekësh.
Vlerësimi
Ministri i Financave bëri me dije se dy agjencitë amerikane e vlerësuan Shqipërinë në të njëjtin nivel si vitin e shkuar sa i përket aftësisë kredituese të ekonomisë vendase. Ministri Bode foli për këtë vlerësim gjatë analizës së fundvitit, të cilën ia kushtoi pikërisht vlerësimit të agjencive “Moody’s” dhe “Standard & Poor’s”, por edhe raportit më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas Bodes, dy kompanitë amerikane vlerësojnë Shqipërinë në një moment kur për tre ekonomi në rajonin e Ballkanit jepen vlerësime negative dhe përllogaritet ulje e ekonomisë. Kreu i Financave, nënvizoi se ky vlerësim vjen fill pas një raporti analizë të ekspertëve të FMN-së i kryer në muajin e kaluar për 6 vende të Evropës Juglindore, duke preçizuar se qëndrueshmëria e ekonomisë shqiptare është rezultat i reformave të qeverisë, politikave fiskale, privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha, reforma që shënuan sipas Bodes, një rritje më të lartë të ekonomisë krahasuar me vendet e rajonit.
Parashikimi për vitin 2012
Ministri i Financave deklaroi se për vitin 2012 ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 4.3 për qind, duke siguruar se qeveria do të ndjekë me kujdes rritjen ekonomike dhe rishikimin e buxhetit. “Këto përbëjnë kartolinën e urimit më të bukur që agjencitë e huaja ua adresojnë shqiptarëve”, tha Bode. Pak ditë më parë dy agjencitë e vlerësimit të ekonomive, Moody’s dhe “Standard & Poor’s” e kanë vlerësuar Shqipërinë në të njëjtin nivel si vitin e shkuar sa i përket aftësisë kredituese të ekonomisë vendase. Sipas agjencive të njohura, Shqipëria është vlerësuar rishtas në nivelin B1 dhe B+. Agjencitë Moody-s dhe “Standard & Poor’s” e vlerësojnë ekonominë shqiptare të qëndrueshme në planin afatmesëm. Por, ky vlerësim i agjencive “Moody-s dhe “Standard & Poor’s” bie ndesh me raportin e fundit të FMN-së që vlerëson se rënia e ndjeshme e eksporteve në gjashtë vende të Europës Juglindore, ndër të cilat edhe Shqipëria, janë shenjat e para të krizës globale mbi vendet e Ballkanit perëndimor. FMN thotë se vende si Shqipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë shfaqur së fundmi pamundësi për të financuar borxhin e jashtëm, defiçitin buxhetor dhe atë tregtar, një tregues ky i pasojave të krizës financiare globale. Raporti thotë se shumë shpejt edhe Shqipëria e Kroacia mund të ndjekin shembullin e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, duke marrë masa drastike për shkurtimin e shpenzimeve dhe shtim të taksave.