e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vejusha e Gadafit: Hetoni kush ma vrau burrin (FOTO)

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vejusha e Gadafit: Hetoni kush ma vrau burrin (FOTO)
Vejusha e Gadafit ka mbështetur kërkesat ndërkombëtare për një hetim mbi vrasjen e të shoqit. Ndërsa festimet vijojnë, zyrtarët e qeverisë tranzitore janë detyruar të shtyjnë varrimin sekret të tij për ekzaminime të mëtejshme. Ka zëra se një plumb ka dalë nga pistoleta, që iu gjet diktatorit, duke e goditur atë në kokë.

OKB dhe Amnesty International kanë kërkuar hetim pasi doli në pah se diktatori ishte i gjallë, fliste e lëvizte përpara se të rrëzohej përtokë i mbuluar në gjak. “Mi,” i bërtisnin rebelët dhe e godisnin sërish dhe kur u shemb. “Mbylle gojën, qen,” përgjigjet me gjysëm zëri Gadafi.

Trupi i tij është vendosur në një frigorifer në një qendër tregtare në Misrata, ku normalisht mbahen ushqime. Rebelët duan t’i tregojnë botës se ja ku është, i vdekur. Por jo më pak shqetësuese kanë qenë fotot e djalit të vrarë të Gadafit, Mutasimit. Janë momentet përpara vdekjes, i ulur mbështetur me murin, duke pirë një cigare. Pak më vonë, fotot e tregojnë atë të shtrirë me një plagë të madhe në fyt.