Vdekja e baristit shqiptar, familja dhuron organet dhe shpeton tre jete
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sardenja preket nga akti i familjes. Meshë e posaçme nga komuniteti, kërkohet dënim i autorit
Familjarët e baristit shqiptar, 45-vjeçarit Artan Meta, i cili u rrah për vdekje nga një adoleshent italian tetë ditë më parë, kanë vendosur t’i dhurojnë organet e tij për njerëz në rrezik jete. Lajmi është publikuar nga mediat e vendit fqinj dhe ka prekur mbarë opinionin italian, që u indinjuan për agresionin dhe kërkuan dënimin maksimal për autorin e krimit.
Artan Meta, i cili ushtronte profesionin e baristit në Villasor të Sardenjës, humbi jetën para pak ditësh pas një jave në koma, për shkak të dëmtimeve të rënda të marra në kafkë nga dhunua e ushtruar barbarisht nga 18-vjeçari Nicholas Melis, i arrestuar. Por gjithçka nuk është mbyllur këtu, pasi teksa e masakroi për 20 cent që nuk i kthente makineria e cigareve, italiani në rrjetin social Facebook, është shprehur se “sikur ta kisha goditur akoma më fort!”.
Ndërsa po në këtë rrjet, në faqen e krijuar “Artan, siamo tutti con te” (Artan, jemi të gjithë me ty), janë me qindra ata që shprehin dhimbjen për vdekjen e baristit që ishte mjaft i njohur në komunitet dhe gëzonte dashurinë e respektin e shumë personave në Villasor. Mediat bëjnë të ditur që familjarët e tij kanë marrë një vendim të rëndësishëm, të dhurojnë organet e tij.
“Kështu do të kish dashur edhe ai vetë”, shprehen familjarët, ndërsa japin lejen për këtë akt të fundit zemërgjerësie ndaj komunitetit, duke shpëtuar tre jetë të tjera. Nga ana tjetër vetë komuniteti i Villasor në Sardenja, për nder të Artan Metës, do të mbajë një meshë të fundit dhe ndezë qirinj duke u lutur për të, pasi Italia ishte shtëpia e tij e dytë.
Dje, në orën 15:00, mjeku ligjor ka bërë autopsinë dhe më pas trupi do t’i jepet familjes që kanë vendosur ta çojnë në Shqipëri, bën të ditur portali “Shqiptari i Italisë”. “Por më parë, për baristin shqiptar do të mbahet një meshë dhe një kortezh i heshtur në Villasor, ku Artan Meta jetoi vitet e fundit të jetës e ku janë të shumtë ata që duan të nderojnë kujtimin e tij dhe ta përshëndesin për herë të fundit”, shkruan më tej portali.
Gjithnjë në faqen “Artan siamo tutti con te”, dhjetëra vetë po aktivizohen për të mbledhur paratë e nevojshme për dërgimin e trupit të tij në Atdhe. Ndërkaq, 18-vjeçari Nicholas Melis, që të enjten e shkuar e goditi Metën me shqelm në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen, i akuzuar fillimisht për lëndime të rënda, tani duhet të përgjigjet për vrasje.
E pas fjalëve të ulëta që shkroi pas agresionit; “Ta hajë dreqi, futem në telashe për njerëz m…. Edhe më të fortë të ta kisha dhënë shqelmin…”, janë të shumtë ata që duan ta shohin sa më parë në burg, e për një kohë të gjatë të riun italian. Krimi ndodhi të enjten e kaluar në lokalin ku punonte 45-vjeçari si barist, teksa adoleshenti po godiste një makineri cigaresh pse nuk i kthente 20 cent kusur. Kritikës së shqiptarit adoleshenti i është përgjigjur me agresion grushtesh e shkelmash, duke e lënë në gjendje koma. Pas një jave në spitalin e Sardenjës, Meta ndërroi jetë të mërkurën pasdite.