e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vazhdon greva e minatoreve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vazhdon greva e minatoreve
Gjendja e minatorëve në minierën e Bulqizës, e cila ka hyrë në ditën e saj të 24, po rëndohet ndërkohë që pritet një zgjidhje e negociuar dhe një marrëveshje e mundshme me kompaninë austriake ACR. Minatorët e Bulqizës janë mbështetur edhe nga minatorët e Pukës dhe Rrëshenit ndërkohë që minatorët jashtë minierës dhe banorët e Bulqizës kanë thënë se do të protestojnë në mbështetje të grevistëve.

Përfaqësues të DCM-së që mbikqyr ACR-në i thanë Telegrafit se ata janë të hapur për të biseduar dhe negociuar me minatorët, por jo me drejtuesit e sindikatës, të cilët i akuzojnë për shkelje të njëanshme të kontratës së arritur në janar 2010, e cila është e vlefshme deri në 2013.