e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vajza kryeministrit: Rama te deklaroje pasurine e bashkeshortes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vajza kryeministrit: Rama te deklaroje pasurine e bashkeshortes
Vajza e kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi dhe burri saj, Jamarbër Malltezi, kanë reaguar sot në lidhje me deklaratat e Partisë Socialiste për pasurinë e saj. Çifti kanë akuzuar bashkëshorten e kreut të PS-së, që sipas tyre ka marrë 100 milionë lekë nga një person anonim. 

“Ju bëjmë thirrje z. Rama që të bësh publike të ardhurat e tua si dhe të ndriçosh ndër të tjera, një nga pasuritë e bashkëshortes tënde Linda Basha, e cila ka deklaruar që është përfituese e një huaje pa interes, pra dhuratë, prej jo më pak se 100 milion lekësh nga një person anonim”, thuhet në deklaratë. Ndër të tjera ata kanë thënë se u kanë faktuar institucioneve shtetërore dhe shqiptarëve se të ardhurat e tyre janë nga burime të pastra, të ligjshme dhe të njohura, të përfshira në mënyrë të plotë në deklarimin pranë organeve tatimore dhe ILDKP.