e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Udhezimi i ri: Ndryshojne rregullat per shitjen e makinave

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Udhezimi i ri: Ndryshojne rregullat per shitjen e makinave
Procedurat dhe dokumentet për regjistrimin e automjeteve. Si do të veprohet për makinat që dalin nga qarkullimi.
Transportet: Si veprohet kur humbet leja e qarkullimit.

Regjistrimi i parë i një mjeti që hyn në qarkullim në parkun e mjeteve në vend tashmë do të bëhet bazuar në një sërë kriteresh që përcaktohen qartë në udhëzimin që ministri i Transporteve ka nxjerrë dhe që ka dy ditë që ka hyrë në fuqi. Kështu, çdo automjet, motomjet apo rimorkio ka një procedurë të veçantë dhe një dokumentacion të përcaktuar që do ta paraqesë pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, që do të jetë edhe institucioni zbatues. Për regjistrimet e para që lidhen me marrjen e lejes së qarkullimit, në udhëzim përcaktohen hapat që duhet në ndërmerren nga aplikimi për regjistrimin, te kontrolli fizik i mjetit. Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim përfshin, mes të tjerash, dokumentin e fitimit të pronësisë (për mjete të blera jashtë), kjo mund të jetë faturë ose kontratë, dokumenti i origjinës së mjetit, dokumentet e zhdoganimit, si dhe dokumente të identifikimit, siç mund të jenë karta e identitetit. Pas kryerjes së procedurave, udhëzimi sanksionon dhe pjesën se si procedohet për lëshimin e targave. Nga ana tjetër, në këtë udhëzim të ministrit të Transporteve përcaktohen edhe procedurat që ndiqen në rastet kur mjetet dalin përkohësisht nga qarkullimi, dalin përgjithmonë nga qarkullimi apo edhe për rastet ekstreme të humbjes apo vjedhjes së lejes së qarkullimit. Gazeta publikon sot të plotë nenet e udhëzimit që sanksionojnë këto specifika.

KREU I
AUTOMJETET, MOTOMJETET DHE RIMORKIOT
Kontrolli fizik i mjetit

1. Aplikimi për regjistrimin e mjetit fillon me kryerjen e kontrollit fizik. 2. Kontrolli fizik i mjetit përmbledh:
a) leximin dhe përcaktimin e saktë të të dhënave mbi identifikimin e mjetit, bazë e të cilit është numri i identifikimit i stampuar në shasi; b) leximin automatik dhe/ose manual, si dhe përcaktimin e saktë të karakteristikave teknike të mjetit sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare e europiane të përcaktuara në rregulloret e DPSHTRR-së, në zbatim të këtij udhëzimi; c) evidentimin e të dhënave të lartpërmendura  në regjistrin elektronik të kontrollit fizik, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; d) plotësimin e të dhënave në certifikatën e kontrollit fizik të mjetit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; e) fotografi digjitale për mjetin, sipas përcaktimeve në rregulloren e DPSHTRR-së, në zbatim të këtij udhëzimi.

3. Në rastet kur konstatohen parregullsi, dëmtime, mungesë e numrit të identifikimit apo mungesë e tabelës identifikuese, bëhet fotografimi i numrit të identifikimit të stampuar në shasi.

4. Për rastet e përmendura në pikën 3 të kë tij neni, në regjistër dhe në certifikatën e kontrollit fizik vendoset shënimi përkatës sipas rastit të konstatuar.

5. Për mjetet e prodhuara në vend, kur konstatohet mungesa e numrit të identifikimit, në regjistër dhe në certifikatën e kontrollit fizik vendos et shënimi “Mjet i prodhuar në vend, numri i identifikimit mungon”.

6. Drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor kryejnë kontrollin fizik të mjeteve me dy specialistë të saj, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 1 dhe 2 të nenit 80 të Kodit Rrugor. 7. Kontrolli fizik kryhet detyrimisht për të gjitha llojet e shërbimeve që përcaktohen në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, në fushën e regjistrimit të mjeteve, pjesë e këtij udhëzimi. Përjashtim bëjnë rastet e parashikuara në nenet 16, 18, 20, 21, 35, 42, 46 dhe 47.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim

1. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e reja, të blera jashtë shtetit: a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas legjislacionit përkatës, me anë të të cilit është fituar pronësia e mjetit. Me formë të fitimit të pronësisë do të kuptojmë: – faturë dhe, ose kontratë të fitimit të pronësisë;

- aktin e trashëgimisë për fitimin e pronësisë.

b) Dokumenti teknik i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, në origjinal (certifikata e përputhjes). c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar, që nënkupton: – dokumentin administrativ të vetëm DAV në origjinal. 2. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e reja, të blera në vend:a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas formës dhe mënyrës që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Nëse shitësi është subjekt i TVSH-së, si dokument i fitimit të pronësisë duhet edhe fatura me TVSH. b) Dokumenti teknik i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, në origjinal (certifikata e përputhjes). c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar , si në pikën 1 shkronja “c” të këtij neni. 3. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera jashtë shtetit: a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, si  në pikën 1 shkronja “a” të këtij neni.

b) Dokumentet shoqëruese me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuara nga organet zyrtare të shtetit nga  vjen mjeti, në origjinal. c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar , si në pikën 1 shkronja “c” të këtij neni. 4. Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera në vend: a) Dokumenti i fitimit të pronësisë, sipas formës dhe mënyrës që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Nëse shitësi është subjekt i TVSH-së, si dokument i fitimit të pronësisë duhet edhe fatura me TVSH. b) Dokumentet shoqëruese me treguesit teknikë dhe të pronësisë së mjetit, të lëshuara nga organet zyrtare të shtetit nga  vjen mjeti, në origjinal. c) Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar , si në pikën 1 shkronja “c” të këtij neni. 5. DPSHTRR-ja në vazhdimësi, të sigurojë modelet e dokumenteve teknike të origjinës së mjetit, të lëshuara nga prodhuesi ose agjencitë e shitjes së ngarkuar prej  tij dhe të dokumenteve shoqëruese, prejardhëse, me treguesit teknikë të mjetit. Modelet e siguruara do të shërbejnë si ekzemplarë për pranimin e dokumenteve të mësipërme. 6. Personi i interesuar, që do të kuptohet individi, subjekti ose përfaqësuesi ligjor i tyre, paraqet: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; b) për subjektet, ekstrakt i QKR-së në origjinal dhe autorizim për personin që do të kryejë veprimet, nëse nuk është përfaqësuesi ligjor i subjektit;

c) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit; Për shtetasit e huaj, rezidentë në Shqipëri, duhet leja e qëndrimit e lëshuar nga organet kompetente të Ministrisë së Brendshme, fotokopje e noterizuar. 7. Dokumentet e lartpërmendura, që janë në gjuhë të huaj, duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara.
Pranimi i dokumentacionit

1. Personi i interesuar dorëzon pranë zyrave  të regjistrimit në drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor,  sipas rastit dokumentacionin e përmendur në nenin 2 dhe 3 të këtij udhëzimi. 2. Zyra e regjistrimit pranon dokumentacionin  kur ai është i rregullt dhe në përputhje me modelet e siguruara nga DPSHTRR-ja, dhe të dhënat e kontrollit fizik të mjetit përputhen me të dhënat dhe dokumentacionin shoqërues të tij. Në të  kundërt, dokumentacioni i kthehet personit, së bashku me “Procesverbalin e refuzimit të shërbimit”, ku përcaktohen saktë arsyet e mospranimit.
Evidentimi i të dhënave

1. Të dhënat e mjetit dhe të personit të interesuar, evidentohen në: a) regjistrin elektronik të mjeteve, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; b) kartelën elektronike të mjetit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; c) lejen e qarkullimit të mjetit, model DRM-04, bashkëlidhur këtij udhëzimi;
d) programin informatik të mjeteve në kompjuter. 2. Me dokumentacionin e dorëzuar, krijohet dosja e mjetit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja, e cila sistemohet në arkiv.

3. Kartela elektronike, pas çdo veprimi me  mjetin, printohet dhe bashkëngjitet me dokumentet e tjera në dosje, pasi të jetë nënshkruar nga punonjësi i pranimit që bën veprimin.
Lëshimi i lejes së qarkullimit dhe targës
Mbas evidentimit të të dhënave, zyra e regjistrimit i lëshon brenda kohës së aplikimit personit të interesuar lejen e qarkullimit dhe targat e mjetit.
Lëshimi i targës përsëritëse

1. Në rastet kur kërkohet targë përsëritëse, për karrel ose rimorkio me një aks që i montohet një mjeti, personi i interesuar dorëzon: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; b) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit;
c) dokumentin e fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë; d) dokumentin e origjinës së mjetit të ri, të lëshuar nga prodhuesi apo agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, ose dokumentin shoqërues, prejardhës, me treguesit teknikë të mjetit të përdorur, në origjinal;e) dokumentin e zhdoganimit nga autoriteti shqiptar.

2. Zyra e regjistrimit: a) bën ndryshimet në regjistrin elektronik, kartelën përkatëse dhe në programin informatik të
mjeteve; b) shënon të dhënat e mjetit shtojcë në lejen e qarkullimit të mjetit tërheqës; c) lëshon, brenda kohës së aplikimit, targën përsëritëse, në zbatim të vendimit t ë Këshillit të Ministrave nr.724, datë 1.9.2010 të njëjtë me atë të mjetit tërheqës; d) me dokumentet e dorëzuara, krijohet fashikulli, i cili futet në dosjen e mjetit tërheqës.
Lëshimi i certifikatës së pronësisë së mjetit
1. Për mjetet e regjistruara, drejtoria rajonale e shërbimeve të transportit rrugor bën verifikimet në zbatim të pikës 3 të nenit 237 të rregullores në zbatim të Kodit Rrugor. 2. Pas verifikimit, kur mjetet rezultojnë: a) të rregullta, plotësohen të dhënat e pron arit në regjistrin elektronik dhe lëshohet certifikata e pronësisë së mjetit, model DRM-05, bashkëlidhur këtij udhëzimi. b) të parregullta, veprohet sipas nenit 216 të  ligjit nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.
II. NDRYSHIMET NË REGJISTËR
Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi  i lejes së qarkullimit
1. Në rastet e humbjes ose të vjedhjes së lejes së qarkullimit, personi i interesuar dorëzon: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja. b) vërtetimin e denoncimit, të lëshuar nga organet e policisë. c) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit. 2. Zyra e regjistrimit: a) plotëson regjistrin e lejeve të përkohshme të qarkullimit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;
b) plotëson dhe lëshon lejen e përkohshme  të qarkullimit, model DRM-08, bashkëlidhur këtij udhëzimi, me afat 30 ditë nga data e paraqitjes së vërtetimit të denoncimit; c) me dokumentet e dorëzuara, krijohet fashikulli përkatës, i cili mbahet në zyrën e regjistrimit. 3. Pasi të kenë kaluar 30 ditë nga data e lëshimit të lejes së përkohshme të qarkullimit, personi i interesuar dorëzon: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, në vazhdim të pikës 1 shkronja “a”, të këtij neni; b) lejen e përkohshme të qarkullimit të mjetit.

4. Zyra e regjistrimit, në rastet kur leja  e qarkullimit nuk është gjetur ose dorëzuar brenda afatit prej 30 ditësh:
a) plotëson dhe lëshon lejen e re të qarkullimit të mjetit;

b) bën ndryshimet në regjistrin elektronik, kartelën përkatëse dhe në programin informatik të mjeteve; c) me dokumentet e dorëzuara, plotësohet fashikulli i krijuar sipas pikës 2 shkronja “c” të këtij neni, i cili sistemohet në dosjen e mjetit.

5. Në rastet e dëmtimit të lejes së qarkullim it (leja e qarkullimit konsiderohet e dëmtuar, kur ajo është bërë e papërdorshme por e identifikueshme) personi i interesuar dorëzon:
a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;
b) lejen e qarkullimit të dëmtuar; c) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit.

6. Zyra e regjistrimit: a) plotëson dhe lëshon lejen e qarkullimit të mjetit; b) bën ndryshimet në regjistrin elektronik, kartelën përkatëse dhe në programin informatik të mjeteve; c) me dokumentet e dorëzuara, krijohet një fashikull, i cili sistemohet në dosjen e mjetit.7.  Në rastin e shkatërrimit të lejes së qar kullimit, do të veprohet njëlloj si në rastet e humbjes ose vjedhjes.
Humbja, vjedhja, shkatërrimi ose dëmtimi i targës

1. Në rastet e humbjes ose të vjedhjes së targës, personi i interesuar, pas 15 ditëve nga data e lëshimit të vërtetimit të denoncimit, dorëzon: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; b) vërtetimin e denoncimit, të lëshuar nga organet e policisë; c) lejen e qarkullimit të mjetit;

d) certifikatën e pronësisë së mjetit; e) targën, kur është denoncuar  humbja e njërës prej tyre; f) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit.

2. Zyra e regjistrimit: a) bën ndryshimet në regjistrin elektronik, kartelën përkatëse dhe në programin informatik të
mjeteve. b) magazinon targën; c) plotëson dhe lëshon lejen e re të qarkullimit të mjetit; d) plotëson dhe lëshon certifikatën e re të pronësisë së mjetit; e) lëshon targat e reja të mjetit, në zbatim të vendimit t ë Këshillit t ë Ministrave nr.724, datë 1.9.2010; f) me dokumentet e dorëzuara, krijohet një fashikull, i cili sistemohet në dosjen e mjetit. 3. Në rastet e dëmtimit të targës (targa konsiderohet e dëmtuar, kur ajo është bërë e palexueshme, por e identifikueshme) personi i interesuar dorëzon:
a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;

b) lejen e qarkullimit të mjetit; c) certifikatën e pronësisë së mjetit; d) targat e dëmtuara të mjetit; e) certifikatën e kontrollit fizik të mjetit, me shënimin përkatës  “targë e dëmtuar”; f) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit. 4. Zyra e regjistrimit vepron njëlloj si në pikën 2 të këtij neni. 5. Në rastin e shkatërrimit të targës, do të veprohet njëlloj si në rastet e humbjes ose vjedhjes.
Humbet, vidhet, shkatërrohet ose dëmtohet certifikata e pronësisë së mjetit

1. Në rastet e humbjes, vjedhjes, shkatërrimit ose dëmtimit të certifikatës së pronësisë së mjetit, personi i interesuar dorëzon: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; b) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit.

2. Zyra e regjistrimit: a) bën ndryshimet në regjistrin elektronik, kartelën përkatëse dhe në programin informatik të mjeteve; b) plotëson dhe lëshon certifikatën e re të pronësisë;

c) me dokumentet e dorëzuara, krijohet një fashikull, i cili sistemohet në dosjen e mjetit.

III. HEQJA NGA QARKULLIMI I MJETEVE

Heqja e përkohshme nga qarkullimi i mjeteve

1. Në rastet kur kërkohet çregjistrimi i përkohshëm i mjetit, sipas nenit 9 pika 1 e ligjit nr.9975, datë 28.7.2008 personi i interesuar dorëzon: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; b) lejen e qarkullimit të mjetit;c) targat e mjetit;

d) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit. 2. Zyra e regjistrimit: a) bën shënimet në regjistrin elektronik të heqjes së përkohshme nga qarkullimi të mjeteve,sipas modelit të përcaktuar nga DPSHTRR-ja; b) me dokumentet e dorëzuara, krijohet fashikull, i cili së bashku me targat e mjetit, ruhet në arkiv, në dosarë të veçantë; c) lëshon dokumentin e çregjistrimit të përkohshëm, sipas modelit të përcaktuar nga DPSHTRR-ja; d) Njofton sektorin e financës,  për çregjistrimin e përkohshëm. 3. Në rastet kur kërkohet riregjistrimi  i mjetit, personi i interesuar dorëzon:

a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;

b) dokumentin e çregjistrimit të përkohshëm; c) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit. 4. Zyra e regjistrimit:a) bën shënimet në regjistrin elektronik të heqjes së përkohshme nga qarkullimi të mjeteve;

b) dokumentet e dorëzuara i sistemon në fashikullin e krijuar për heqjen e përkohshme të mjeteve nga qarkullimi, të cilin e sistemon në dosjen e mjetit; c) dorëzon lejen e qarkullimit dhe targat e mjetit.

Heqja e përhershme e mjeteve nga qarkullimi

1. Heqja e përhershme nga qarkullimi bëhet kur mjeti:

a) eksportohet; b) del jashtë përdorimit. 2. Në rastet kur mjeti eksportohet, personi i interesuar dorëzon: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale ku mjeti është i regjistruar, për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; b) lejen e qarkullimit të mjetit; c) certifikatën e pronësisë së mjetit; d) targat e mjetit; e) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit; Nëse personi është shtetas i huaj, jorezident në Shqipëri, si dokument identifikimi duhet fotokopje e noterizuar e pasaportës dhe, ose e kartës së identitetit. f) dokumentin e fitimit të pronësisë, kur ka ndryshim pronësie, së bashku me konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese (RBS); g) kur mjeti i eksportuar është regjistruar në  një shtet tjetër, dokumentet sipas shkronjave

“b”, “c”, dhe “d”, zëvendësohen me vërtetimin origjinal të regjistrimit të lëshuar nga autoritetet e shtetit që ka bërë regjistrimin, si dhe fotokopjen e  dokumenteve të qarkullimit të lëshuara për mjetin. 3. Zyra e regjistrimit: a) bën shënimet në regjistrin elektronik, kartelën përkatëse dhe në programin informatik të mjeteve; b) magazinon targat e mjetit;

c) plotëson dhe lëshon lejet e qarkullimit  të përkohshme të mjetit, kombëtare dhe ndërkombëtare; Nëse mjeti që eksportohet, do të transportohet i imbarkuar në një mjet tjetër, nuk lëshohet leja e qarkullimit ndërkombëtare. d) plotëson dhe lëshon certifikatën e re të pronësisë së mjetit, me shënimin “Për eksport”; e) lëshon targat provizore të mjetit, në zbatim të vendimit t ë Këshillit t ë Ministrave nr.724, datë 1.9.2010;

f) kur ndryshon pronësia, dokumentet lëshohen në  emër të pronarit të ri të mjetit; g) lëshon vërtetimin zyrtar të heqjes së përhershme të mjetit nga qarkullimi, sipas modelit
DRM-25, bashkëlidhur këtij udhëzimi. 4. Kur mjeti del jashtë përdorimit, personi i interesuar dorëzon: a) aplikimin pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative,  sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja; b) lejen e qarkullimit të mjetit; c) certifikatën e pronësisë së mjetit;
d) targat e mjetit; e) kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit. 5. Zyra e regjistrimit:

a) bën shënimet në regjistrin elektronik, kartelën përkatëse dhe në programin informatik të mjeteve; b) me dokumentet e dorëzuara, krijohet një fashikull, i cili sistemohet në dosjen e mjetit;

c) magazinon targat e mjetit; d) lëshon vërtetimin zyrtar të heqjes së përhershme të mjetit nga qarkullimi, sipas modelit DRM-25, bashkëlidhur këtij udhëzimi. “Të rriten gjobat për makinat e pasiguruara”

AMF te Ekonomia: Rritja e siguracioneve pas liberalizimit, projekt me BB

Makinat e pasiguruara që qarkullojnë në vend duket se, përveç kompanive të sigurimit, kanë shqetësuar mjaft edhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Nënkryetarja e AMF-së, Enkeleda Shehi, gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ekonomisë, ku mbrojti kandidaturën e saj për të qenë kreu i Autoritetit, mes të tjerash ngriti edhe këtë problematikë. Ajo u shpreh se janë pikërisht këto makina që shkaktojnë një pjesë të mirë të aksidenteve në vend dhe për të dekurajuar sjelljen e qytetarëve që nuk sigurojnë makinat. “Është një problem i madh ai për makinat e pasiguruara. Në bazë të ligjit, është një institucion tjetër, që quhet Buroja Kombëtare e Sigurimeve, e cila përgjigjet për dëmet e shkaktuara nga këto mjete. Në bazë të ligjit, ky institucion mbledh të ardhura nga kompanitë e sigurimeve dhe nga gjobat e vjela nga makinat e pasiguruara. Konkretisht, këto gjoba nuk shkojnë aty ku i përcakton ligji. Duhet të them se edhe gjobat e makinave nuk janë aq penalizuese, ndaj duhet të penalizohen më shumë. Një numër i konsiderueshëm i tyre nuk e marrin këtë sigurim të detyrueshëm”, tha Shehi. Kjo deklaratë e saj në Komisionin e Ekonomisë vjen, në fakt, vetëm pak ditë pas zhurmës që u krijua për shkak të rritjes së çmimeve për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike. Të njëjtin argument kanë dhënë edhe kompanitë e sigurimit, të cilat vlerësojnë se 30 për qind e parkut të mjeteve që qarkullojnë në vend janë të pasiguruara dhe se dëmet që kanë shkaktuar këto makina dhe që duhet të paguhen, janë gati 3.5 milionë euro. Rritja e çmimeve erdhi pas liberalizimit të tregut, i cili shfaqi fillimisht një tendencë për të ulur në maksimum çmimet dhe tashmë për t’i rritur ato. Enkeleda Shehi sqaroi dje para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë se procesi i liberalizimit, i filluar në muajin gusht të vitit 2011, ishte një hap i madh dhe se paralelisht për të pasur një implementim të plotë të tij, sipas standardeve, AMF dhe kompanitë e sigurimit po asistohen nga një projekt i Bankës Botërore.  “Siç edhe jeni në dijeni, është hasur problem me çmimin e sigurimit të detyrueshëm. Që nga gushti i vitit të kaluar është bërë liberalizimi i çmimit të detyrueshëm. Lidhur me këtë, Autoriteti është duke përgatitur një projekt të dhënë nga Banka Botërore. Ky projekt po implementohet në faza të ngadalta për të na dhënë mundësi që ne të përgatitemi së bashku me kompanitë e tjera të sigurimeve. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me projektin e Bankës Botërore do të përpiqet që këtë proces të liberalizimit ta finalizojë ashtu siç duhet dhe sikurse ka bërë edhe rajoni”, tha Shehi. Në fjalën e saj në Komision ajo ngriti si problem edhe çështjen e financimit të AMF-së, si dhe mungesën e stafit, i cili në shumë raste “emigron” për shkak të nivelit të pagesës.

Kandidaturat për AMF, opozita abstenon: Do votojmë në seancë

Enkeleda Shehi pritet që të zërë vendin e Elisabeta Gjonit si kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Aktualisht në këtë institucion ajo ushtron detyrën e nënkryetares. Me propozonim të Kryeministrit, Enkeleda Shehi vjen si kandidaturë e parë për kreun e AMF-së, pas përfundimit të mandatit të ish-kryetares së AMF-së, Elisabeta Gjoni. Nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike, kandidatura e Shehit mori pëlqimin duke u votuar, kurse deputetët e Partisë Socialiste u shprehën se votën e tyre do ta japin në seancë plenare dhe në mbledhjen e djeshme abstenuan. Të njëjtin qëndrim opozita mbajti edhe për një tjetër kandidaturë, atë të emërimit të Mati Pepës në pozicionin e nënkryetarit të AMF-së. Lidhur me këtë kandidaturë, opozita u interesua për përfshirjen e tij në politikë. Deputeti Arben Ahmetaj ngriti si pyetje nëse Pepa ishte apo kishte qenë anëtar i ndonjë partie politike. Nga ana tjetër, kandidati konfirmoi se aktivizimi i tij në politikë ishte para 10 vitesh. Në fund të komisionit, edhe kandidatura e Pepës u miratua vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita konfirmoi se do të votojë në seancë plenare.