Tri familjet qe degraduan ekonomine e vendit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Transhet e fundit të kredive nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë ndihmuar Greqinë që të blejë ca më shumë kohë për të përballuar fluksin e madh të borxheve. Greqia në fakt sëmundjen e vërtetë e ka pasur gjithmonë brenda vetes, te klasa e kalbur politike dhe familjet që e kanë keqqeverisur prej dhjetëra vitesh. Janë ato që krijuan një sistem të mbrapshtë dhe të dështuar, që tani është shumë e vështirë që të ndryshohet.
Radha e njerëzve të uritur në Athinë në sheshin e saj qendror “Omonia” është e gjatë. E gjatë është edhe radha e të pastrehëve. Çdo drekë të uriturit, të papunët, pensionistët, nënat me fëmijë, emigrantët mblidhen për të marrë ndonjë vakt falas nga kisha.
Georgios Levedogiannis, 38 vjeç, ka marrë një tas me gjellë së bashku me tre riska bukë dhe disa gota kos. Ai është bërë i rregullt në këto radhë që prej 9 muajsh dhe i duhet të vijë përditë që të mbijetojë. Ai ka punuar në aeroportin e Athinës për sigurinë për shtatë vjet rresht. Nuk ishte i pasur, por kishte një lloj niveli jetese derisa shefat e hodhën në rrugë të madhe në vitin 2009. Fillimisht varfëria e tij nuk ishte e dukshme, por më vonë u bë e rëndë. “Nëse do të kisha një vend pune nuk do t’ia bëja këtë vetes”, thotë ai me lot në sy, ndërsa mban ushqimet falas në dorë. Ai thotë se nuk ka më asnjë kacidhe dhe se fle në shtretërit e Kryqit të Kuq, ha në kishë dhe ëndërron sigurisht për një jetë më të mirë dhe për kohën kur kishte edhe punë.
Rreth 400 kisha greke kanë nisur shpërndarjen e ushqimit falas për të varfrit, përfshi edhe sheshin “Omonia”. Sipas një njeriu që ndihmon në një kishë në shpërndarjen e ushqimit, numri i të varfërve sa vjen e po shtohet dhe se nuk dihet se deri në ç’përmasa do të shkojë. Në fakt situata pak shanse ka që të përmirësohet. Të mërkurën e kaluar qeveria socialiste greke miratoi një tjetër paketë shtrëngimesh financiare në Parlament, pavarësisht protestave dhe kundërshtive të mëdha nga ana e njerëzve. Ky vendim i çeli rrugën një kredie të re nga ana e FMN-së dhe BE-së për Greqinë. George Provopulus, guvernatori i bankës greke, beson se kjo paketë është një “vetëvrasje”. Megjithatë, nga ana tjetër, e di se Greqia ka mbërritur në një limit dhe se do të ishte e pamundur që njerëzit të shtrëngoheshin më tepër se kaq. Në një intervistë të fundit në shtypin grek, ai tha se dështimet e sistemit aktual politiko-financiar janë në qendër të kësaj situate shumë të rëndë. Ndihma emergjente që do t’i jepet Greqisë është vetëm një ndihmë që shërben për të blerë kohë, por nuk ka shanse që të shpëtojë Greqinë nga kjo situatë. Dhjetëvjeçarët e fundit kanë parë në pushtet në këtë vend një elitë familjesh që janë këmbyer mes njëra-tjetrës në qeverisjen e vendit, duke filluar nga familjet Papandreu, Karamanlis apo Micotaqis. Janë këto familje që krijuan një sistem patronazhi. Ato përdorën pushtetin e tyre për t’u begatuar dhe për të begatuar njerëzit dhe të afërmit e tyre dhe e bazuan mirëqenien e vendit në të shkuarën në borxhe dhe kredi të mëdha. Këta liderë e frynë jashtë mase administratën e vendit të tyre dhe krijuan një monstër burokratike.
Politikat e ekonomive të partive të ndryshme politike bazoheshin jo në plane, por në favore ndaj të tjerëve. Të gjithë ata që kishin akses në financat publike i përdorën ato fonde për të “blerë” miq dhe votues, që më pas bëheshin mbëtetësit e partive të tyre, mbështetësit e një grushti elitar, një grusht familjesh në pushtet. Si rezultat Greqia zhvilloi një demokraci feudale, ku brezat vinin e iknin dhe emrat që qeverisnin vendin mbeteshin të njëjtë: Papandreu dhe Karamanlis, apo Karamanlis dhe Papandreu me Micotaqasit që hidheshin sa andej këndej. Asnjë demokraci europiane nuk ka parë një lloj të tillë qeverisjeje. Ndërkohë, princat feudalë të Greqisë i mësuan njerëzit e tyre që të jetonin përtej mundësive aktuale, përtej limiteve normale. Greqia me 11 milionë banorë është një vend i varfër në cep të Europës që ka shumë pemë ullinjsh, një qiell blu përgjatë pjesës më të mirë të vitit, dhe një bregdet interesant. Asgjë përveç kësaj. Një në katër vetë që punojnë në këtë vend punon për qeverinë, pra për administratën. Ndërkohë njerëzit kanë bërë pak shumë si kanë dashur në këtë vend. Të pasurit kanë bërë ç’është e mundur për të shmangur taksat dhe detyrimet e tjera ndaj shtetit, duke i hequr shtetit miliarda dollarë nga duart, ndërkohë që korrupsioni është galopant dhe paraja nën dorë është një normë.
Tani aktualisht Kryeministri i vendit, Papandreu, duhet që të ndreqë atë që praktikisht krijoi i ati, pra një sistem në të cilin njerëzit mund të dalin herët në pension dhe të punojnë shumë pak. Papandreu i ri beson se ka ardhur koha që të merren në vend masa shumë drastike për të ndryshuar situatën. Sipas tij, ose vendi do të ndryshojë, ose do të zhytet keq e më keq. Ai duket krejtësisht i ndërgjegjshëm për nevojën e madhe të ndryshimit drastik, pavarësisht nga ajo që ka ndodhur për dhjetëvjeçarë të tërë. Gjyshi i Papandreut, i cili gjithashtu quhej Xhorxh, themeloi dinastinë politike të familjes, duke shërbyer fillimisht në disa poste ministrore dhe më pas duke u bërë Kryeministër i vendit. Pas diktaturës ushtarake të 1967-1974 djali i Xhorxhit, Andreas Papandreu, krijoi Partinë Socialiste, PASOK. Në vitet ’80 ai u dha shumë mundësi ekonomike njerëzve dhe mbështetësve të vet, duke krijuar kështu bazën e problemeve të mëdha ekonomike që vuan sot Greqia. Ndërkohë, konservatorët grekë qeveriseshin nga një klikë dhe alternonin pushtetin me socialistët e Papandreve. Kostantinos Karamanlis, patriarku i familjes, ka qenë shumë kohë Kryeministër dhe më pas edhe nipi i tij, Kosta. Me raste dhe vetëm herë pas here pushtetin e merrte në dorë në Greqi edhe një familje tjetër, Micotaqis. Kostantinos Micotaqis shërbeu si Kryeministër dhe më pas, çka është më e rëndësishme, ka mbajtur një post shumë të pushtetshëm në krye të Partisë Demokracia e Re për dy dhjetëvjeçarë. Në vitin 2004, në fushatën zgjedhore Karamanlisi i ri premtoi një reformë të thellë të vendit. Pasi arriti që të fitonte, nisën që të dilnin në shesh edhe skandalet e mëdha që kishte bërë ai dhe njerëzit e tij në të cilat ishin abuzuar miliarda dollarë. Njerëzit e afërt të Karamanlisit falsifikuan të gjitha të dhënat e raporteve financiare drejtuar Bashkimit Europian, duke dhënë një imazh të rremë të situatës në Greqi. Karamanlisi, pak para se të largohej nga pushteti pas zgjedhjeve, krijoi mijëra vende të reja pune në administratën e vendit të tij për miqtë dhe mbështetësit e zellshëm. Si përfundim, në fund të pushtetit konservatorët ia kishin dalë me sukses që të dyfishonin borxhin kombëtar. Vajza e Micotaqisit, Dora Bakojanis, në atë kohë ministre e Jashtme e vendit, u përpoq që të merrte në dorë drejtimin e Partisë Demokracia e Re.
Antonis Samaras arriti që të mos ta lejonte një gjë të tillë dhe së bashku me plakun Micotaqis ende kryen funksionin e liderit të nderit të partisë. Samaras si Papandreu, një anëtar shumë i pasur i klasës së lartë, është tani kundërshtari i Kryeministrit aktual. Ai është një rival i fortë që nuk ka frikë të përdorë çdo lloj taktike që mund ta ndihmojë të vijë në pushtet. Ndërkohë, të dy janë familjarë me njëri-tjetrin, sepse kur kanë qenë studentë në SHBA kanë ndarë të njëjtën shtëpi në vitet ’70. Politikëbërësit e BE-së e konsiderojnë veten me fat që kanë të bëjnë me Papandreun, i cili është duke u përpjekur që të reduktojë kostot. Samaras, nga ana tjetër, është duke u premtuar votuesve nga ana e tij që do të ulë taksat. Ndërsa mbështetja e Papandreut ka rënë në popull së fundi dhe gjithashtu edhe ajo për Partinë Socialiste, ndërsa Demokracia e Re e Samaras është rritur shumë.
Tre javë më parë, Papandreu u bëri thirrje kundërshtarëve që të punonin bashkë në të mirë të kombit në një koalicion të madh, madje ai tha edhe se ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga posti i Kryeministrit. Ishte një marrëveshje që supozohej të ishte konfidenciale, por që Samaras njoftoi gazetarët në lidhje me këtë dhe më pas në Parlament e befasoi Papandreun, duke u shprehur kundër një qeverie konsensusi. Për sa u përket masave shumë të mëdha shtrënguese të marra, këto nuk ishin të parat e këtij lloji. Një vit më parë, për të marrë paketën e parë të ndihmave financiare nga Perëndimi grekët ndërmorën masa shumë të rrepta shtrënguese. Këto masa shkaktuan humbjen e 200 mijë vendeve të punës vetëm vitin e kaluar, ku papunësia arriti në shkallën 15% në marsin që shkoi.
Paketa aktuale përfshin edhe një tjetër reduktim të vendeve të punës në sektorin publik deri në vitin 2015, si dhe do të ndërmerren një sërë privatizimesh masive. Kjo situatë do të ulë ndjeshëm rritjen e ekonomike dhe pasojat do të jenë shumë të rënda për të gjithë ekonominë e vendit në përgjithësi. Tani njerëzit janë duke refuzuar të gjithë klasën e tyre politike. Këtë maj, 71% e grekëve deklaruan se nuk kishin asnjë lloj besimi te politikanët e tyre dhe kjo është një masë e madhe për një vend si Greqia.