Tragjedia e 9 janarit, familjaret e viktimave apel shtetit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Familjarët e viktimave të tragjedisë së 9 janarit janë mbledhur të martën pranë zonës turistike të Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës për të përkujtuar të dashurit e zemrës, që u mbytën tragjikisht tetë vjet më parë në një përpjekje për të ikur me det në brigjet e Italisë. Dhjetëra familjarë zbritën nga zonat e thella malore të vendit në bregdetin e Vlorës ku në një ceremoni përkujtimore kanë hedhur lule dhe ndezur qirinj për shpirtrat e të afërmve të tyre që i mori deti.
8 vjet më parë një gomone e nisur në mënyrë klandestine nga brigjet e Palasës në jug të vendit, drejt Italisë do t’u kushtonte jetën në mënyrë tragjike 20 shqiptarëve, ndërsa tetë të tjerë do të zhdukeshin në det të hapur pa lënë gjurmë. Dje u mbushën plot tetë vjet nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004, kur nga 36 klandestinët që u nisën përdrejt Italisë nga gjiri i Palasës nën një det të trazuar dhe në një natë me mot të keq, 28 prej tyre do të humbnin jetën fatalisht në mes të rrugës së ndërmarrë për një jetë më të mirë.
Viktimat ishin të gjitha nga rrethi i Shkodrës dhe në moshë të re. Familjarët e viktimave të tragjedisë akuzuan rishtas shtetin se nuk ka zbardhur të vërtetën e tragjedisë së 9 janarit. Ata i bënë thirrje autoriteteve të vendit të zbardhin ngjarjen. Të afërmit e viktimave edhe më herët kanë akuzuar strukturat përkatëse të shtetit dhe autoritetet e Flotës Detare se nuk ndërmorën asnjë operacion shpëtimi për klandestinët. Sipas tyre strukturat e shtetit kanë fshehur të vërtetën e tragjedisë duke e mbuluar atë me mister dhe nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi mbi vete. Tragjedia e 9 janarit u bë shkak për një sërë akuzash të opozitës së atëhershme të kryesuar nga lideri demokrat Sali Berisha, i cili akuzoi direkt pozitën për papërgjegjshmëri politike në menaxhimin e situatës së rëndë.