Tirane, vijon numerimi i votave, kryeson Basha
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nga numërimi i deritashëm i votave për bashkinë e kryeqyteti, kandidati i “aleancës për qytetarit” kryeson Lulzim Basha kryeson kundrejt rivalit të tij Edi Rama. Pas numërimit të 195 prej gjithsej 485 kutive, Basha ka marrë 55.656 vota ndërsa kandidati i majtë Edi Rama ka marrë 54.634 vota. Ndërkohë për bashkinë e Durrësit deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Vangjush Dako me 9196 vota kundrejt rivalit të tij democrat Ferdindant Xhaferraj I cili deri në këto moment ka marrë 9151 vota. Ndërsa për bashkinë e Fierit kandidati i majtë dhe njëkohësisht edhe kreu aktual i kësaj bashkie Baftjar Zeqaj kryeson me 9942 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë Ilir Bele i cili ka marrë 7404 vota.