e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Tirane,shperthim ne hyrje te lokalit, 3 te plagosur

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tirane,shperthim ne hyrje te lokalit, 3 te plagosur

Një shpërthim ndodhi rreth orës 10:00 në rrugën "Budi".  Policia thotë se shpërthimi ndodhi në hyrje të një lokali dhe 3 persona, personel i lokalit kanë mbetur të plagosur. Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.  Shpërthimi ndodhi në rrugën që lidh "Licenun Artistik" me "Qytetin Studenti".

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e komisariatit 1 por dhe drejtuesit e policisë së Tiranës. Në vendngjarje janë dhe ekspertë të xhenios për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.