Tirane, beteja vazhdon...
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Beteja për Tiranën sa vjen e bëhet edhe më e fortë. Sipas KQZ, kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha ka kaluar në epërsi me pak vota kundrejt kandidatit te Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama. Në orën 03:00 të mëngjesit Basha ka përmbysur rezultatin duke kaluar në avantazh ndërsa aktualisht në orën 09:30 sipas KQZ-së Basha kryeson me 110868 vota ndaj Ramës me 110361 vota ndërkohë që Hysni Milloshi i Partisë Komuniste ka marrë 1231 vota. Sipas burimeve tona jozyrtare, aktualisht Edi Rama kryeson me 112291 ndaj Lulzim Bashës me 112109 vota.
Ndërkohë që numërimi i votave vazhdon në Tiranë dhe qytete te tjera ku ende nuk është mësuar se kush do të jetë drejtuesi i bashkisë për katër vitet e ardhshme. Në kryeqytet procesi i numërimit po vazhdon në katër njësi pasi të tjerat kanë përfunduar. Numërimi vazhdon në njesinë numër 5, 8, 9 dhe 11. Në njësinë numër 5 e cila njihet edhe si bastion i PS-së numërimi po vazhdon me ritme shumë të ngadalta.
Ndërkohë që numërimi më i shpejtë i tre njesive, 8, 9 dhe 11 ka bërë që Lulzim Basha të shkurtojë ndjeshëm diferencën me Edi Ramën,madje duke kaluar edhe në avantazh. Në Tiranë janë numëruar 430 kuti nga 485 në total. Pra mbeten pa numëruar edhe 50 kuti ku pjesa më e madhe e të cilave është në njësinë numër 5.
Ndërsa në njësitë ku ka përfunduar numërimi janë, njësia 1, 2, 3, 4, 6, 7, 10.

Njesia 1 ka fituar Rama me 446 vota
Njesia 2 ka fituar Basha me 263 vota
Njesia 3 ka fituar Rama me 473 vota
Njesia 4 ka fituar Basha me 140 vota
Njesia 6 ka fituar Rama me 618 vota
Njesia 7 ka fituar Rama me 464 vota
Njesia 10 ka fituar Basha me 524 vota
Njesia 2 ka fituar Basha me 263 vota
Njesia 3 ka fituar Rama me 473 vota
Njesia 4 ka fituar Basha me 140 vota
Njesia 6 ka fituar Rama me 618 vota
Njesia 7 ka fituar Rama me 464 vota
Njesia 10 ka fituar Basha me 524 vota