e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Tirane, arrestohen dy zyrtare te bashkise, jepnin leje ndertimi ne kembim te ryshfetit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tirane, arrestohen dy zyrtare te bashkise, jepnin leje ndertimi ne kembim te ryshfetit
Sipas një lajmi të bërë publik pak minuta më parë nga Policia, bëhet e ditur se sot gjatë një operacioni antikorrupsion të ndërmarrë nga Policia e Tiranës janë arrestuar dy zyrtarë të Bashkisë së Tiranës. Nga të njejtat burime, mësohet se është arrestuar një punonjës i policisë bashkiake dhe një inspektor i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Bashki. Arrestimi i tyre është bërë për shkak të shpërdorimit të detyrës, pasi sipas Policisë, dy zyrtarët e bashkisë së kryeqytetit dyshohen se ka marrë ryshfet, për të favorizuar ndërtime pa leje në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se dy të arrestuarit janë dërguar në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merren në pyetje për akuzat e ngritura ndaj tyre. Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet ende i ditur.