Thirrja alarmuese e Kreshnik Spahiut:Po asimilohet vendi nga greket!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Çdo ditë e më tepër dalin fakte tronditëse me atë që quhet skandali i ndryshimit të kombësisë. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, në një takim me gjyqtarët e Gjirokastrës ka tërhequr vëmendjen se janë rritur ndjeshëm vendimet për ndryshimin e kombësisë. Sipas tij, që prej vitit 2004 ka pasur rreth 1600 kërkesa të tilla në gjykatën e Gjirokastrës dhe 469 në atë të Përmetit.
Inspektimi dhe alarmi
Gjatë një inspektimi në gjykatën e Gjirokastrës, numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu garantoi vazhdimin e inspektimit për çdo abuzim me ndryshimin e kombësisë. Sipas tij vetëm në Përmet 469 shtetas kanë ndryshuar kombësinë, kurse në Gjirokastër mbi 1600 shtetas. “Është një çështje shqetësuese. Gjyqtarët shprehën një shqetësim të thellë. Ata janë ushtarë të ligjit, por shprehën rezerva për mënyrën se si ligjvënësit shqiptarë në vitin 2003 kanë miratuar ndryshimet për gjendjen civile vetëm me një nen, që hapte dritaren për ndryshimin e kombësisë”, ka deklaruar Spahiu.
Ndryshimi i ligjit
Sipas Spahiut, vetë ligji i miratuar në vitin 2003 ka krijuar hapësirë ligjore për kërkesa të tilla të motivuara me pasaktësi në dokumentacion. “Jemi në prag të regjistrimit të popullsisë, ku një nga komponentët është edhe kombësia. Së pari, kombësia nuk mund të vetëdeklarohet, por duhet të provohet me vendim gjyqësor dhe nga ana tjetër një ndryshim masiv i kombësive shkakton probleme me rendin dhe sovranitetin kushtetues në vend”, ka theksuar Spahiu. Efektet prapavepruese të ligjit të Gjendjes Civile nr.1029 janë mjaft serioze jo vetëm në gjykatën e Gjirokastrës, por në shumë gjykata të tjera shqiptare. Nënkryetari i KLD-së tha se do të rishikohen të gjitha vendimet e dhëna gjatë 5 viteve të fundit, ndërsa do të procedohen penalisht të gjithë gjyqtarët që kanë dhënë vendime të padrejta.
Deklaratat e Konsullit, Athina: Mos e merrni seriozisht
Ministria greke e Jashtme greke ka kërkuar të mos i jepen përmasa deklaratave të konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu, që pretendon se në këtë zonë jetojnë vorio-epirotë, ndërsa vllejtë janë grekë. “Ne ndjekim në shtypin shqiptar një diskutim mjaft të gjatë në lidhje me disa deklarata. Nuk dua që të kemi keqkuptime dhe do të jem shumë i qartë për pozicionin e Greqisë rreth kësaj çështjeje. Mund të ju them se ne e konsiderojnë minoritetin etnik grek në Shqipëri si një urë bashkëpunimi dhe miqësie midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Përmbushja e plotë e të drejtave dhe detyrimeve nga ana e Shqipërisë mbetet një barometër në marrëdhëniet tona dypalëshe por edhe një test për të ardhmen evropiane të vendit tuaj”, tha zëdhënësi. Sipas tij, çështja e minoritetit etnik grek në Shqipëri trajtohet në përputhje me detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. “Kjo përfshin respektin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në të gjithë territorin e Shqipërisë duke mos u kufizuar vetëm në zonat minoritare. Ne besojmë se regjistrimi aktual i popullsisë në Shqipëri është një element për vendin tuaj. Ju duhet ta kryeni në përputhje me standardet ndërkombëtare, në hartimin e pyetësorit dhe në llogaritjen e tij ashtu sikurse të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të mbrojtur minoritetet dhe të drejtat e tyre. E përsëris se kjo është një detyrim i Shqipërisë në rrugën e saj evropiane” theksoi Gregory Delavekouras.
Thirrjet e konsullit grek, gazetarët takojnë Haxhinaston: Duam reagim dinjitoz
Përfaqësues të “Unionit të Gazetarëve” të nxitur nga deklaratat ksenofobe të konsullit grek në Korçë, Tedoros Ikonomus kanë takuar dje ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, të cilit i kanë kërkuar një reagim dinjitoz të qeverisë lidhur me këto deklarata.Kreu i Unionit, Aleksandër Çipa është shprehur mbi domosdoshmërinë e reagimit fort të institucioneve tona. Sipas gazetarëve, deklaratat e konsullit janë një provokim që ce