e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

The Economist: E ardhmja e Kosoves dhe akuzat e Marty-t

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
The Economist: E ardhmja e Kosoves dhe akuzat e Marty-t
“Një referendum i suksesshëm për të ardhmen europiane të Kosovës”, ishte përcaktimi i kryeministrit kosovar Hashim Thaçi për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 12 Dhjetor, të parat për vendin që nga shpallja e pavarësisë në 2008. Partia e z. Thaçi (PDK), pretendon t’i ketë fituar zgjedhjet me 33.5% të votave. Por lajmet që pas mbylljes së sondazheve kanë qenë aq të këqija saqë kjo e ardhme nuk mund të merret si e mirëqenë.

Parregullsitë dhe akuza

Vëzhguesit e zgjedhjeve menjëherë pas procesit, u shprehen se ka pasur parregullsi në shkallë të gjerë. Dy ditë më vone, Këshilli i Europës publikoi një draft-raport ekskluziv, nga Dick Marty, një politikan zvicerian dhe një ish-prokuror, i cili e ngarkon z. Thaçi me akuza si trafik droge dhe vrasje. Pjesa më e madhe e asaj që pretendohet është e ditur, por z. Marty pretendon të ketë gjetur mbështetje për historitë të cilat kanë qenë pushuar më parë për shkak të mungesës së fakteve.

Pretendimi

Pretendimi më i tmerrshëm është se z. Thaçi dhe grupi i tij i mëparshëm i forcave guerile nga krahina e Drenicës, janë përgjegjës për vrasje të serbëve dhe të burgosurve të tjerë, për veshkat e tyre, në vitin 1999. Raporti thotë, se që prej asaj kohe disa agjenci të huaja të specializuara në luftën kundër trafikut të drogës, kanë etiketuar z. Thaçi si të përfshirë në trafikun e heroinës në rajon. Amerika dhe shtete të tjera mike të Kosovës, e kanë toleruar këtë poshtërsi, për hir të stabilitetit, thotë z. Marty.

Reagimi

Këto shpifje janë investiguar edhe më përpara, është shprehur qeveria Kosovare dhe kanë rezultuar të pabaza. Ajo e ka akuzuar Z. Marty se punon për hesap të Serbisë, një pretendim të cilin shumë Kosovarë do ta besojnë. Z. Thaçi ka të ngjarë ta shfrytëzojë këtë rast në favor të tij duke bërë për vete në pjesë të mirë të nacionalistëve, duke argumentuar se nuk është moment për grindje në shtëpi, ndërkohë që armiqtë e Kosovës janë në sulm. Gjithsesi, shprehet një burim diplomatik, deklarata e ka lëkundur autoritetin e kryeministrit, veçanërisht me të huajt.

Manipulimet në zgjedhje

Z. Thaçi mund ta ketë të vështirë për të injoruar pretendimet për manipulime në zgjedhje. Rastet më të rënda të shfaqura vijnë nga Drenica, bastion i PDK, ku një nga vëzhguesit ka denoncuar një manipulim të konsiderueshëm. Petrit Selimi, një kandidat për deputet i PDK përgënjeshtron, edhe pse a i dënon parregullsitë e vogla, partia e tij do të kishte fituar gjithsesi. Të kundërtën pretendon partia opozitare. Rreth 171 thirrje janë lëshuar për të shtyrë formimin e qeverisë së re. Arban Gashi, figura kryesore e Liga Demokratike e Kosovës, partia kryesore kundërshtare, ka kërkuar mbajtën e zgjedhjeve të reja. Pa to është shprehur Gashi, një qeveri e udhëhequr nga Thaçi, nuk do të ketë legjitimitet.

Por zgjedhje të reja ka shumë pak të ngjarë të mbahen. Kështu pra, Z. Thaçi mund të jetë në gjendje të formojë një koalicion më një ose më shumë parti të vogla shqiptare dhe mbështetje të minoriteteve në Kosovë, duke përfshirë parti të cilat përfaqësojnë ato pak Serb që kanë votuar. Megjithatë, deklaratat për manipulime në zgjedhje, trafik organesh dhe trafik droge do të pengojnë çdo tentativë të qeverisë për ta vendosur Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ato gjithashtu do ta vështirësojnë angazhimin e BE për fillimin e dialogut mes autoriteteve Kosovare dhe atyre Serbe. “Ishte keq deri tani”, thotë Arbër Gorani nga Iniciativa për Stabilitet në Kosovë. “Tani është edhe më keq. Kosova nuk mund ta përballojë këtë situatë.