e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Telefonata anonime', 27-vje?ari tenton te vrase te fejuaren

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Telefonata anonime', 27-vje?ari tenton te vrase te fejuaren
Një telefonatë anonime për pak sa nuk është bërë sebepi i një kasaphane në Poloskë të Korçës pasi ka shkaktuar grindje mes një çifti të rinjsh. Ervis Turuku, i ka kërkuar shpjegime të fejuarës së tij, K.Gj. 21 vjeçe dhe rrjedhja e ngjarjes tregon se nuk ka marrë argumente bindëse.

Policia thotë se dy të rinjt janë grindur pas telefonatës anonime, e cila ka ngjallur dyshime të forta tek i fejuari i 21-vjeçares. Zanafilla e ngjarjes nis të dielën e 2 majit, kur 21-vjeçarja ka marrë telefonatën që u kthye në mollë sherri.

Pas dy ditësh, zemërimi i 27-vjeçarit është rritur dhe të martën ai ka hyrë me forcë në banesën e prindërve të së fejuarës, duke dhunuar fizikisht atë dhe nënën e saj. Më pas ai ka tentuar t’i vrasë me thikë. Është dashur ndërhyrja e fqinjëve që 27-vjeçari të largohet nga banesa. Pas kësaj, K.Gj. ka bërë denoncim në polici për ngjarjen që ka çuar në arrestimin e Turukut.