Te mbijetuarit e tragjedise se Himares apelojne per ndihme. Paralajmerojne greve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Të mbijetuarit nga tragjedia e Himarës, që ndodhi në 21 maj të vitit 2012, ku humbën jetën 13 studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe u plagosën 12 të tjerë, sot apelojnë për ndihmë. Nëpërmjet një deklarate për medait ata janë shprehur se kompania SIGMA nuk i ka dhënë ende dëmshpërblimin, për këtë arsye ata u bëjnë thirrje institucioneve të ndërhyjnë.
“Kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti dhe nuk kemi marrë asgjë. Kompania e sigurimeve SIGMA na detyrohet 150 milionë lekë (të reja). SIGMA nuk i plotëson detyrimet”,- kanë thënë studentët e mbijetuar të aksidentit tragjik në një deklaratë për shtyp të bërë sot paradite para Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.