Tarifa e sigurimeve te automjeteve, vendoset nga kompanite
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në ligjin për sigurimet e detyrueshme. Nëse një qytetar do t’i drejtohet një kompanie të caktuar sigurimesh për të bërë sigurimin e detyrueshëm të mjetit, tashmë tarifa që do të paguajë do të përcaktohet nga vetë kompania dhe nuk është e përcaktuar. Në këtë mënyrë do të jetë tregu, ai që do të vendosë tarifat, të cilat për konkurrencë mund të pësojnë ulje dhe kështu qytetarët të përfitojnë nga ky ndryshim.
Ka qenë Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave që miratoi dje projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit". Ky projektligj parashikon të drejtën e shoqërive të sigurimit për të përcaktuar në mënyrë të pavarur tarifat e primit të sigurimit, në përputhje me kushtet e tregut të sigurimeve. Por asnjë shoqëri nuk do të mund të vendosë tarifa pa njoftuar më parë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) .
Aplikimi i këtyre tarifave do të bëhet vetëm pasi të njoftohet zyrtarisht autoriteti i mbikëqyrjes financiare. Ky amendim vjen si rezultat i nevojës për liberalizimin e tregut të sigurimeve në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimit, në përshtatje me parimet e rregullave të konkurrencës në treg dhe për të bërë të mundur shmangien e informalitetit në aplikimin e tarifave dhe raportimin e tyre. Referuar statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet në sigurimet e detyrueshme motorike gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, arritën shifrën 1.565 milionë lekë ose rreth 4.23% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-maj 2011 u rritën me rreth 9.17% krahasuar me janar-majin e vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 709 milionë lekë apo 78.44% të totalit të dëmeve të paguara bruto. Aktualisht në tregun shqiptar operojnë 8 kompani sigurimesh : Sigal, Insig, Intersig, Eurosig, Albsig, Interalbanian, Sigma dhe Atlantik.