Takse e re per emigrantet, 80 deri ne 200 euro per te qendruar ne Itali
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Emigrantët për tu pajisur me lejeqëndrim në Itali duhet të paguajnë një taksë të re që varion nga 80 deri në 200 euro. Mesohet se emigrantët që kanë lejeqëndrime me afat 1-vjeçar do të paguajnë 80 euro, ndërsa ata që e kanë pa afat lejeqëndrimin do të paguajnë 200 euro. Shumë më teper sesa vlera prej 70 euro që paguhej deri tani. Nga ana e tyre vetë emigrantët shprehen se taksat po rriten gjithmonë dhe më shumë, por shërbimi vazhdon të ketë vonesa dhe probleme. Pasi sipas tyre nëse me ligj marrja e lejeqendrimit përcaktohet për 20 ditë, shumë prej tyre pajisen me këtë dokumet edhe pas një viti nga aplikimi. Në Itali jetojnë dhe punojnë rreth 5 milionë emigrantë, dhe si rrjedhojë edhe arkëtimet e kësaj takse të re do të jenë të larta.