Tabela e plote: Urdhri i ri, qeveria rritje drastike te gjobave per shoferet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shoferët që disponojnë një automjet, tashmë duhet të maten mirë para se të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të përcaktuara në Kod. Ekzekutivi nga nxjerrë një urdhër, të firmosur nga tre ministra të qeverisë “Berisha”, i cili ka rritur në mënyrë drastike masat administrative me gjobë, të cilat janë të parashikuara në Kodin Rrugor. Kështu, nga urdhri i ri, çdo gjobë ka një rritje që varion nga 1000 lekë deri në 10000. Gazeta boton sot tabelën e plotë të gjobave, sa ishin dhe sa bëhen.
Rritja
Gjobat që ndëshkojnë shoferët e automjeteve rrugore për shkelje të kodit rrugor kanë pësuar një rritje drastike nga qeveria. Një urdhër i botuar në Fletore Zyrtare dhe i firmosur nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ministri i Financave, Ridvan Bode dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Tashmë drejtuesit e automjeteve rrugore do të dënohen më shumë nëse bëjnë shkelje të rregullave të qarkullimit, duke rënduar më shumë xhepat e tyre. Për shembull nëse një makinë ndalon në një vend ku tabela thotë “ndalim qendrimi”, drejtuesi i mjetit gjobitet me 1050-4100 lekë, ndërkohë që më parë gjobitej nga 2500-10000 lekë. Cilido që nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, nuk zbaton detyrimin e përparësisë dhe të ndalimit në kryqëzim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 1050-4100 lekë. dhe, për rastet kur qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, përveç masës së mësipërme, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 6-mujore. Gjoba për këtë nen, me ligjin e parë ishte 1000-4000 lekë. Urdhri sqaron se vlera e masave administrative me gjobë, është bërë në bazë të ndryshimit të indeksit të çmimeve të konsumit për dy vitet paraardhëse (2008 dhe 2009) prej 2.79% .
Gjobat e rënda
Sipas urdhrit të ri, cilido që falsifikon, heq, zëvendëson, ndryshon, fshin ose e bën të palexueshme tabelën e konstruktorit apo numrin e identifikimit të shasisë, dënohet me masë administrative me gjobë 25700-102800 lekë, ndërkohë që më parë ndëshkohej me 25000-100000 lekë. Neni 45, pika 8 citon që cilido që në mënyrë abuzive prodhon ose shet sinjale, sisteme ose aparatura sipas pikës 5, të pahomologuara ose që nuk përputhen me prototipin e homologuar, kur ky akt nuk përbën krim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 51400-205600 lekë, ndërkohë që me ligjin e vjetër ndëshkohej nga 50000-200000 lekë. Neni 83, pika 5 citon që “cilido që jep me qira, pa drejtues mjeti, një mjet jo të caktuar për këtë punë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 25700-102800 lekë, ku më parë ndëshkohej me nga 25000-100000 lekë, për automjetet ose rimorkiot.
Gjobat e reja
Neni 6, pika 2
Organi kompetent i pushtetit lokal vendos çdo vit rregulla të përshtatshme për shtegtimin periodik të kopeve, duke përcaktuar, kur duhet, itineraret dhe intervalet e kohës dhe vendit. Cilido që shkel këtë rregull, ndëshkohet me masa administrative me gjobë nga 2600-10300 lekë. (Ishte nga 2500-10000 lekë).
Neni 6, pika 12, fjalia e parë
Cilido që nuk zbaton ndalimin e qarkullimit të shpallur sipas normave të pikave 1 dhe 3, është objekt i masave administrative me gjobë nga 1030-4100 lekë. (Ishte nga 1000-4000 lekë).
Neni 6, pika 12, fjalia e dytë
Nëse shkelja kryhet nga drejtuesi i një mjeti për transport mallrash, kur drejtuesi i mjetit është njëkohësisht edhe pronari i mjetit, masa administrative është gjobë nga 2570-10300 lekë. (Ishte nga 2500-10000 lekë).
Neni 6, pika 13
Cilido që shkel detyrimet e tjera, ndalesat ose kufizimet e parashikuara në këtë nen, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 1050-4100 lekë (Ishte nga 1000-4000 lekë). Në rastet e ndalimit të qëndrimit gjoba është nga 1050-4100 lekë. (Ishte nga 2500-10000 lekë). Kur kjo shkelje zgjatet mbi 24 orë, gjoba zbatohet për çdo periudhë 24 orëshe.
Neni 7, pika 12
Cilido që nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, nuk zbaton
detyrimin e përparësisë dhe të ndalimit në kryqëzim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 1050-4100 lekë, (ishte nga 1000-4000 lekë) dhe, për rastet kur qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, përveç masës së mësipërme, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 6-mujore.
Neni 7, pika 13, fjalia e parë
Cilido që shkel detyrimet, ndalimet ose kufizimet e tjera të parashikuara në këtë nen, dënohet me masë
administrative me gjobë nga 5020- 2050. (Ishte nga 500- 2000 lekë)
Neni 7, pika 13, fjalia e fundit
Për rastet e qëndrimeve me periudhë kohe të kufizuar a të grafikuar, masa administrative me gjobë nga 260-1030 lekë, zbatohet për çdo periudhë kohe të shkelur. (Ishte nga 250-1000 lekë)
Neni 8, pika 2
Cilido që shkel detyrimet e parashikuara në këtë nen, dënohet me masë administrative me gjobë nga 1030-4100 lekë (Ishte nga 1000- 4000 lekë).
Neni 9, pika 8
Cilido që organizon gara sportive të treguara në këtë nen, pa qenë i autorizuar në mënyrat e parashikuara, i
nënshtrohet masës administrative me gjobë nga 5150-20600 lekë, (ishte nga 5000-20000 lekë), kur bëhet fjalë për gara atletike, çiklistike ose me kafshë, si dhe me gjobë10300-41100 lekë, (ishte nga 10000-40000 lekë), kur bëhet fjalë për gara me mjete motorike. Në çdo rast autoriteti administrativ ndërpret menjëherë zhvillimin e garës.
Neni 9, pika 9
Cilido që nuk zbaton detyrimet, ndalesat ose kufizimet që parashikon ky nen për zhvillimin e një gare sportive ose kushtet e caktuara nga autorizimi përkatës, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga 2600-10300, (ishte nga 2500-10000 lekë) , kur është fjala për gara atletike, çiklistike ose me kafshë, dhe me gjobë nga 10300-41100 lekë, (ishte nga 10000-40000 lekë) , kur është fjala për gara me mjete motorike.
Neni 10, pika 17
Cilido që kryen një nga transportet në kushte jonormale të paraqitura në pikat 2, 3 dhe 7, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme të paraqitura në pikën 1, pa marrë autorizimin përkatës, i nënshtrohet masës
administrative me gjobë 51400-205600 lekë. (Ishte nga 50000-200000 lekë)
Neni 10, pika 18
Cilido që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me një mjet jashtë norme, pa zbatuar kushtet e
përcaktuara në autorizim, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga 10300-41100 lekë. (Ishte nga 10000-40000 lekë).
Neni 10, pika 19
Cilido që qarkullon pa pasur me vete autorizimin, megjithëse e ka marrë atë, i nënshtrohet masës
administrative me gjobë nga 2600-10300 lekë. (Ishte 2500-10000) lekë. Udhëtimi mund të vazhdojë vetëm pasi të paraqitet autorizimi. Kjo nuk e përjashton detyrimin e pagimit të shumës së mësipërme.
Neni 10, pika 20
Cilido që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja "n", i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga 25700-10300 lekë, (ishte nga 25000-100000), si dhe me pezullimin e lejes së qarkullimit nga 1 në 6 muaj. Leja e qarkullimit merret menjëherë nga ai që konstaton shkeljen dhe çohet pa humbur kohë në zyrën e regjistrimit të lejeve të qarkullimit, e cila merr vendimin e pezullimit. Në shkeljen e tretë brenda një periudhë 5-vjeçare, merret masa administrative e heqjes së lejes së qarkullimit si makinë ngarkim-transporti.
Neni 10, pika 21
Cilido që përdor një mjet që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62, në rrugë dhe
autostrada që janë përcaktuar si të pakalueshme sipas kërkesave të këtij neni, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga 25700-10300 lekë. (Ishte nga 25000-100000 lekë).
Neni 15, pika 2
Cilido që nuk respekton ndalimet e paraqitura në pikën 1, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga 2600-10300 lekë. Ishte nga 2500-10000 lekë)
Neni 19, pika 2
Cilido që shkel dispozitat e përcaktuara në nenet 16, 17, 18 dhe 19, i nënshtrohet masës administrative me
gjobë nga 10300-41100 lekë, (ishte nga 10000-40000 lekë) dhe është gjithashtu i detyruar të risjellë në gjendjen fillestare, me shpenzimet e tij, vendin ku është kryer shkelja.
Neni 20 pika 4
Cilido që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zbaton kushtet e saj, i
nënshtrohet masës administrative me gjobë nga 25700-10300 lekë. (Ishte nga 25000-100000 lekë)
Neni 21, pika 4
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ose të akteve në zbatim të tij, i nënshtrohet masës administrative me
gjobë nga 10300-41100 lekë. (Ishte nga 10000-40000 lekë).
Neni 22, pika 11
Cilido që hap hyrje a degëzime të reja ose cilido që transformon a ndryshon mënyrën e përcaktuar të
përdorimit të atyre ekzistuese pa autorizimin e entit pronar të rrugës, apo që mban në përdorim hyrje ekzistuese të paautorizuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10300-41100 lekë, (ishte 10000-40000 lekë). Shkelja e mësipërme sjell edhe masa plotësuese administrative për rivendosjen e gjendjes fillestare në ngarkim të autorit të shkeljes dhe me shpenzimet e tij. Masat plotësuese nuk zbatohen, në qoftë se veprat e realizuara mund të rregullohen nëpërmjet një autorizimi përkatës. Lëshimi i këtij autorizimi nuk heq gjobën administrave.
Neni 22, pika 12
Cilido që shkel normat e tjera të këtij neni dhe aktet përkatëse në zbatim të tij, është subjekt i masës
administrative me gjobë nga 2600-10300 lekë (Ishte nga 2500-10000 lekë).
Neni 23, pika 11
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni dhe të akteve në zbatim të tij, si dhe kushtet e autorizimeve të
parashikuara nga ky nen gjobitet me një shumë nga 25700-102800 lekë, (ishte nga 25000-100000 lekë) dhe zbatohen masat plotësuese administrative që e detyrojnë autorin e shkeljes të heqë, me shpenzimet e tij, të gjitha veprat, tabelat, parullat dhe çdo tip impianti e formë reklame.
Neni 24, pika 6
Cilido që vendos apo vë në shfrytëzim impiante ose objekte pa lejen përkatëse, nga autoritetet përkatëse siç
është parashikuar nga neni 26 i këtij Kodi, ose i transformon apo ndryshon mënyrën e përdorimit të tyre të
parashikuar nga leja e sipërpërmendur dhe që shkel kushtet e saj, ndëshkohet me masë administrative me gjobë 5150-20600 lekë. (Ishte nga 5000-20000 lekë).
Neni 24 pika 7
Cilido që shkel kushtet e lejes së sipërpërmendur ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 2600-10300 lekë. (Ishte nga 2500-10000 lekë).
Neni 25, pika 2
Lejet lëshohen vetëm në raste të domosdoshme, duke bërë paraprakisht verifikimin teknik nëpërmjet
autoritetit kompetent sipas nenit 26. Cilido që nuk respekton kushtet e parashikuara në leje apo në normat e
akteve përkatëse në zbatim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 2600-10300 lekë. (Ishte nga 2500-10000 lekë).
Neni 25, pika 5
Cilido që realizon një impiant apo objekt siç është parashikuar në pikën 1 ose ndryshon mënyrën e përdorimit apo ushtron veprimtarinë pa leje, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 51400-205600 lekë. (Ishte nga 50000-200000 lekë).
Neni 27, pika 11
Për shkeljen e dispozitave të pikës 10 autori ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10300-41100 lekë. (ishte nga 10000-40000 lekë) dhe me masën plotësuese të pezullimit të punimeve. Kur refuzohet paraqitja e autorizimit ose vërtetohet mungesa e tij, pezullimi është përfundimtar dhe sjell si pasojë masën administrative plotësuese me detyrimin për rivendosjen e gjendjes nga autori i shkeljes dhe me shpenzimet e tij.
Neni 29, pika 3
Cilido që shkel normat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10300-41100 lekë, (ishte nga 10000-40000 lekë), si dhe vepron masa plotësuese që e detyron autorin e shkeljes të riparojë me shpenzimet e veta vendet e dëmtuara ose të heqë veprat abuzive.
Neni 33, pika 7, fjalia e parë
Cilido që shkel dispozitat e nenit 30, pika 1, u nënshtrohet sanksioneve administrative me gjobë nga 25700-102800 lekë. (Ishte nga 25000-100000 lekë).
Neni 33, pika 7, fjalia e dytë
Cilido që shkel dispozitat e neneve 31, 32 dhe 33 gjobitet me 10300-4110 lekë. (Ishte nga 10000-40000 lekë)
Neni 34, pika 5
Nëse makina e ngarkim-transportit qarkullon pa vendosjen e shenjës dalluese, për të cilën flitet në pikën 1,
drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë 510-2050 lekë. (Ishte nga 500-2000 lekë).
Neni 38, pika 12
Subjektet e ndryshme që nuk janë ente pronare të rrugës dhe që shkelin dispozitat e pikave 7, 8, 9 dhe 10,
ndëshkohen me masë administrative me gjobë nga 10300-41100 lekë. (Ishte nga 10000-40000 lekë).
Neni 45, pika 6
Cilido që shkel normat e pikës 1 dhe të akteve përkatëse në zbatim, dënohet me masë administrative me gjobë nga 25700-102800 lekë. (Ishte nga 25000-100000 lekë).
Neni 45, pika 8
Cilido që në mënyrë abuzive prodhon ose shet sinjale, sisteme ose aparatura sipas pikës 5, të pahomologuara ose që nuk përputhen me prototipin e homologuar, kur ky akt nuk përbën krim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 51400-205600 lekë, (ishte nga 50000-200000 lekë). Kjo shkelje shoqërohet me masë administrative të konfiskimit të objekteve të shkeljes.
Neni 51, pika 2
Cilido që qarkullon me slita në mungesë të kushteve për të cilat u fol në pikën 1, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga 260-1030 lekë. (Ishte nga 250-1000 lekë).
Neni 63, pika 5
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5150-20600 lekë. (Ishte nga 5000-20000 lekë).
Neni 65, pika 2
Cilido që qarkullon me një mjet që tërhiqet nga kafshët ose me një slitë të papajisur me sistemet e frenimit dhe sinjalizimin pamor të parashikuar nga nenet 64, 65 dhe 69, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 1030-4100 lekë. (Ishte nga 1000-4000 lekë).
Neni 67, pika 5
Cilido që qarkullon me një mjet që tërhiqet nga kafshët dhe që nuk plotëson kushtet e neneve 66, 67 dhe 69, ose qarkullon me një slitë të papajisur me targën e përcaktuar, apo që nuk i plotëson kërkesat e parashikuara në pikën 2, ndëshkohet me masë administrative me gjobë1030-4100 lekë. (Ishte nga 1000-4000 lekë).
Neni 67, pika 6
Cilido që në mënyrë abuzive prodhon ose shet targa për mjete që tërhiqen me kafshë, slita, ose që përdor targa të prodhuara në mënyrë abuzive, për rastet kur nuk përbën krim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë 5150-20600 lekë. (Ishte nga 5000-20000 lekë).
Neni 68, pika 4
Cilido që qarkullon me biçikletë që nuk ka goma pneumatike ose në të cilën, pajisjet e frenimit a të
sinjalizimit pamor zanor mungojnë ose nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë nen dhe në nenin 69,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 510-2060 lekë. (Ishte nga 500-2000 lekë).
Neni 70, pika 4, fjalia e pare
Çdo mjet ose slitë që tërhiqet nga kafshë e që kryen shërbim taksi pa pasur lejen përkatëse, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga 5150-20600 lekë, (ishte nga 5000-20000); si dhe zbatohet masa administrative
plotësuese e konfiskimit të mjetit.
Neni 70, pika 4, fjalia e dytë
Në qoftë se leja është marrë, por nuk janë respektuar kushtet e kësaj leje, masa administrative është me gjobë nga 510-2060 lekë, (ishte nga 500-2000 lekë) Një shkelje e tillë shoqërohet me masën administrative plotësuese të heqjes së lejes.
Neni 71, pika 5, fjalia e parë
Cilido që qarkullon me mjete me motor ose rimorkio, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në aktet në
zbatim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 510-2060 lekë. (Ishte nga 500-2000).
Neni 71, pika 5, fjalia e dytë
Nëse mjetet me motor 44 dhe rimorkiot përdoren për transportin e mallrave të rrezikshme, masa administrative është me gjobë nga 102800-205600 lekë (ishte nga 100000-200000 lekë) dhe zbatohet masa administrative plotësuese e bllokimit të mjetit derisa të plotësohen kërkesat e pikave 1,2 e 3
Neni 72, pika 12
Cilido që qarkullon me një nga mjetet e lartpërmendura në këtë nen, në të cilin mungon ndonjë sistem, ose ky sistem nuk është në përputhje me aktet në zbatim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5150-20600. (Ishte nga 5000-20000)
Neni 73, pika 3
Cilido që qarkullon në rrugë të përbashkëta, me një mjet mbi shina, që i mungojnë një ose disa prej sistemeve të parashikuara nga ky nen, ose në të cilin disa prej sistemeve, duke përfshirë edhe fushëpamjen, nuk janë në përputhje me karakteristikat a mënyrat e vendosjes sipas pikës 2, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5150-20600 lekë. (Ishte nga 5000-20000 lekë).
Neni 74, pika 6
Cilido që falsifikon, heq, zëvendëson, ndryshon, fshin ose e bën të palexueshme tabelën e konstruktorit apo
numrin e identifikimit të shasisë, dënohet me masë administrative me gjobë 25700-102800 lekë, (ishte nga 25000-100000 lekë), përveç rasteve kur përbën krim më të rëndë.
Neni 75, pika 8
Cilido që lëshon deklarata përputhjeje, të treguara në pikat 6 dhe 7, për mjete jo në përputhje me atë të tipit të homologuar, kur nuk përbën krim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë 51400-205600 lekë. (Ishte nga 50000-200000 lekë.
Neni 76, pika 3
Ndaj secilit që prodhon ose tregton një mjet jo në përputhje me tipin e homologuar, në qoftë se nuk përbën
krim, merret masa administrative e pagesës së gjobës nga 51400-205600 lekë. (Ishte nga 50000-200000 lekë).
Neni 77, pika 3
Cilido që qarkullon me një mjet, të cilit i janë ndryshuar karakteristikat e treguara në certifikatën e homologimit dhe në lejen e qarkullimit, ose i është modifikuar shasia dhe nuk ka marrë pëlqimin pas kontrollit dhe provës ose cilido që qarkullon me një mjet që i është ndërruar shasia dhe që nuk ka marrë pëlqimin pas kontrollit të provës, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 25700-102800 lekë. (Ishte 25000-100000 lekë).
Neni 78, pika 4
Cilido që qarkullon me një mjet, i cili ka ndryshime në karakteristikat konstruktive dhe funksionale të
përcaktuara, ose qarkullon me sistemet e përmendura në nenin 72, që nuk funksionojnë apo që nuk janë instaluar siç duhet, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5150-10300, (ishte 5000-10000 lekë) dhe zbatohet masa administrative plotësuese e bllokimit të mjetit deri në plotësimin e kërkesave teknike e funksionale.
Neni 79, pika 10, fjalia e parë
Cilido që qarkullon me një mjet, të cilit nuk i është kryer kontrolli teknik, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga 2600-10300 lekë, (ishte nga 2500-10000 lekë) , që dyfishohet në rast të tejkalimit të afatit të kontrollit teknik më shumë se një muaj.
Neni 79, pika 10, fjalia e dytë
Për mjetet e transportit të mallrave të rrezikshme tejkalimi i
ofertave të kryerjes së kontrollit teknik ndëshkohet me masa administrative me gjobë nga 102800—205600 lekë, (ishte nga 100000-200000 lekë). Për këto shkelje merret edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes së lejes të qarkullimit deri në kryerjen e kontrollit teknik.
Neni 79, pika 10, paragrafi i dytë
Për mosparaqitje brenda afateve të çdo kategorie mjetesh në qendrat e kontrollit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me mbi 10 ditë, për çdo mjet paguhet një gjobë prej 1030-5150 lekësh, (ishte nga 1000-5000 lekë). Arkëtimi i gjobës bëhet nga vetë qendrat e kontrollit teknik.
Neni 79, pika 11
Cilido që prodhon dëshmi kontrolli teknik false, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 25700-102800 lekë (ishte nga 25000-100000 lekë ), kur nuk përbën vepër penale. Për këtë shkelje merret edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes së lejes së qarkullimit të mjetit, për të cilin është lëshuar dëshmi false e kontrollit teknik.
Neni 81, pika 8
Duke përjashtuar dispozitat e ligjeve të posaçme, cilido që shfrytëzon një mjet me një distinacion ose për një përdorim të ndryshëm nga ato të treguara në lejen e transportit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5150-20600 lekë (ishte nga 5000-20000 lekë) .
Neni 82, pika 4
Cilido që shfrytëzon për përdorim vetjak një mjet të caktuar për transportin e njerëzve, me përjashtim të autoveturave për përdorim vetjak të përcaktuara në lejen e qarkullimit, pa lejen përkatëse ose nuk respekton kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në lejen e qarkullimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10300-41100 lekë. (Ishte nga 10000-40000 lekë).
Neni 83, pika 5
Cilido që jep me qira, pa drejtues mjeti, një mjet jo të caktuar për këtë punë, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga 25700-102800 lekë,(ishte nga 25000-100000 lekë), për automjetet ose rimorkiot dhe nga 2600-10300 lekë,(ishte nga 2500-10000 lekë), për mjetet e tjera. Gjithashtu, zbatohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së transportit nga 2 deri në 8 muaj.