Sulmi ne Belgjike, 3 te vdekur dhe dhjetera te plagosur. Arrestohet autori
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Agjencia e lajmeve CNN bën të ditur se është arrestuar njëri nga autorët e këtij shpërthimi. Disa shpërthime me granatë në qendër të Liezhit, në Belgjikë, kanë shkaktuar tre të vdekur dhe 12 persona të plagosur. Nga raportet e para mësohet se të paktën një person ka hedhur më shumë se katër granata në një stacion autobus në qendër të qytetit. Policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe ka boshatisur sheshin. Në një viktimat besohet se është vetë agresori.
Përveç shpërthimit të granatave janë dëgjuar edhe disa shpërthime të vogla që mund të kenë qenë të shtëna me armë. Mediat lokale raportojnë se njerëzit e gjendur pranë stacionit të autobusit kanë hyrë në dyqane dhe biznese aty afër për t’u mbrojtur ka shpërthimet me granatë. Belga, agjenci lajmesh belge, raporton se agresori që ka mbetur i vetvrarë është rreth 40 vjeç, ndërsa ajo është vënë në ndjekje të agresorit tjetër që mendohet se është përfshirë në këtë ngjarje.