Sulmet serbe ne pikat kufitare rikthejne vemendjen europiane nga Kosova
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Situata e krijuar në veri të Kosovës, pas sulmeve të ekstremistëve serbë mbi dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, kanë shkaktuar valë reagimesh dhe polemikash publike e politike. Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme, kushtuar kësaj situate ka miratuar një rezolutë të posaçme në thelb të së cilës qëndron vendosmëria e institucioneve të Republikës së Kosovës për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial të vendit. Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës është në mbështetje të veprimit të qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë në veri.
Ajo mori 89 vota pro dhe 9 kundër dhe asnjë abstenim. Përmes kësaj rezolute, Kuvendi mbështet të drejtën kushtetuese për ushtrimin e kontrollit në tërë territorin e Kosovës, kërkon respektimin e masave të reciprocitetit në raport me Serbinë, si dhe fton bashkësinë ndërkombëtare për të përkrahur institucionet e Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin. Gjithashtu, Kuvendi kërkon nga qeveria që të vazhdojë me angazhimin e saj për vendosjen e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31, si dhe për shtrirjen e autoritetit në veri dhe fton qytetarët për ruajtjen e qetësisë dhe rendit kushtetues. Gjatë seancës në fjalë deputetët diskutues si të pozitës, ashtu edhe të opozitës mbështesin veprimet e qeverisë në veri të vendit. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka lexuar pikat e rezolutës, duke kërkuar mbështetjen e plotë të ligjvënësve. “Kuvendi fuqizon të drejtën kushtetuese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në tërë territorin. Kuvendi mbështet qeverinë për vendosjen e rendit dhe ligjit.
Kuvendi kërkon nga qeveria që me mjetet e saj ligjore dhe kushtetuese të ruajë tërësinë territoriale. Kuvendi kërkon që të respektohen masat e reciprocitetet me Serbinë në të gjitha pikat doganore. Kuvendi fton bashkësinë ndërkombëtare për të përkrahur institucionet e vendit në vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin. Kuvendi i Kosovës fton qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë dhe u bën thirrje që pa asnjë dallim ta ruajnë qetësinë dhe rendin kushtetues”, ka thënë Grabovci. Në emër të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo parti i vlerëson si kriminale dhe të papranueshme veprimet e bandave kriminale serbe të nxitura nga Beogradi zyrtare. Ai ka thënë se LDK-ja dënon djegien e pikës doganore dhe u bën thirrje strukturave ndërkombëtare të sigurisë që të përmbushin mandatin e tyre për ruajtjen e sigurisë në tërë territorin e Kosovës.
Ndërkaq, Glauk Konjufca nga lëvizja “Vetëvendosje”, ka rikujtuar se kjo lëvizje kishte kërkuar që në vitin 2008 ndërhyrjen me njësitet speciale në veri të vendit për të shtrirë autoritetin në këtë pjesë, por sipas tij, qeveria i kishte cilësuar këto si nxitje për dhunë. Konjufca ka inkurajuar qeverinë që ta kthejë kontrollin në pikat doganore, mirëpo ka vlerësuar se Kryeministri Hashim Thaçi ka treguar se është “i etur” për sukses personal. Me këtë rast, Konjufca në emër të Vetëvendosjes ka propozuar që në bazë të nenit 131 të Kushtetutës, Presidentja Atifete Jahjaga duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin, të ndërpritet zyrtarisht procesi i bisedimeve me Serbinë dhe të aktivizohen resurset e qytetarëve për mbrojtjen e vendit dhe të thellohet bashkëpunimi me Shqipërinë, me SHBA-në, shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën dhe me Turqinë për shtrirjen e autoritetit të Kosovës në veri.
Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka dhënë mbështetje për vendosjen e rendit dhe ligjit, por ndërkohë ka kritikuar qeverinë, e cila flet për dialog me Serbinë dhe pikërisht me Borisllav Stefanoviçin, i cili i shtyri bandat serbe për djegien e pikës kufitare. Ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës është detyrë parësore dhe për këto parime nuk do të ketë kompromis, ka thënë Kryeministri Hashim Thaçi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. "Nuk do bëjmë asnjë hap mbrapa. Masat e reciprocitetit me Serbinë do të instalohen dhe zbatohen në gjitha pikat kufitare me Serbinë dhe kjo do të zgjasë derisa Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj. Dua t’ju siguroj që nuk do të ketë kthim prapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim", ka thënë Thaçi.