Struge, shqiptaret proteste per shkollat shqipe
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nxënësit dhe prindërit e fshatit Podgorçë të Strugës protestuan për mbylljen e paraleleve në gjuhën shqipe në këtë fshat. Ata kundërshtuan vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe vetë ministrit Kralev, lidhur me vendimin që, klasat paralele në gjuhën shqipe në fshatin Podgorçë të mbyllen dhe nxënësit të vijojnë mësimin në fshatin Llabunishtë. Prindërit thonë se vendimi është i padrejtë, manipulues dhe diskriminues.
"Në ketë protestë duam të shprehim indinjatën tonë për këtë gjë dhe gjendjen në të cilën gjenden fëmijët tanë dhe ne bashkë me ata, pas vendimit të ministrit të Arsimit të Maqedonisë, Pançe Kralev, si dhe pëlqimit në heshtje që i është dhënë këtij vendimi nga ana e strukturave të komunës së Strugës dhe në përgjithësi nga qeveria, që fëmijët tanë mësimin në gjuhën shqipe ta ndjekin në shkollën fillore “Murat Labenishti” në fshatin Llabunishte”, tha Zemrije Elezoska.
Siç transmeton Postalb, ajo më tej ka thënë se, këta prindër janë të zhgënjyer dhe revoltuar me përgjegjësin e Sektorit të Arsimit të komunës së Strugës, Xhemi Hajredini, zëvendës/ministrin e Arsimit, Safet Neziri dhe në përgjithësi për partinë shqiptare në pushtet – BDI me kryetarin e saj, Ali Aliahmeti, të cilit në pankarta i kujtonin premtimin për gjuhën shqipe.
“Të zemëruar jemi për manipulimin dhe premtimet boshe të dhëna se çështjen e arsimit në gjuhën shqipe pranë do e zgjedhim sipas dëshirës të prindërve të fëmijëve shqiptar të Podgorcës. U bëjmë thirrje atyre ta respektojnë vullnetin tonë dhe të fëmijëve tanë për mësim në gjuhen shqipe pranë SHF ”Goce Delçev” në Podgorcë dhe ta zbatojnë deri në fund Vendimin e Këshillit të Komunës së Strugës me numër 07-1565/17 të datës 29.12.2009 me të cilin u formuan paralelet në gjuhën shqipe në fshatin Podgorcë të Strugës”, tha Elezoska.
Ato kanë thirrë në ndihmë dhe faktorin ndërkombëtar, Shqipërinë dhe Kosovën për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ndryshe, këta nxënës mësuan në këtë shkollë tre vjet në gjuhën shqipe, por sipas ministrisë ato tani duhet të mësojnë në shkollën në fshatin Llabunishtë për shkak se nuk mund të formojnë paralele shqipe, sepse nuk kanë arritur numrin e 24 nxënësve.
“I informojmë institucionet përkatëse të komunës së Strugës dhe të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë se ne, prindërit dhe fëmijët tanë, duke nisur nga dita e hënë, datë 10.09.2012, mësimin në gjuhën shqipe do e ndjekim në Podgorçë të Strugës, aty ku kanë edhe vendin dhe se për këtë gjë tanimë nga ana jonë janë siguruar hapësira, mjete dhe arsimtarë, që do të kujdesen që këta fëmijë të vijojnë arsimin në gjuhën shqipe, si të gjithë fëmijët e tjerë në Maqedoni", thotë një prej prindërve.
Më flamurin kombëtar dhe me pankarta në duar ata kujtuan që në Republikën e Maqedonisë ka 280 shkolla me nga 3-5 nxënës, ndërsa fshati i tyre ka 23 nxënës. Protestuesve iu bashkuan edhe qytetarë të Strugës, që mbështesin kërkesat e tyre të drejta për mësim në gjuhën amtare në shkollën e fshatit.