Strasburgu gjobit qeverine me 3.2 mln euro
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Strasburgu ndëshkon qeverinë me mbi 3.2 milionë euro për moskompensimin e trashëgimtarëve të familjes Delvina. Prona e trashëgimtarëve Delvina lidhet me trojet e ambasadës italiane në Tiranë. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka cilësuar si të drejtë kërkesën e trashëgimtarëve Sherif Delvina, Ahmet Delvina dhe Fatime Delvina, e cila u është paraqitur më 23 nëntor 2006. Gjykata Europiane e dha vendimin me datën 8 mars të vitit 2011. Ai u zbardh i plotë më 8 qershor. Në trupën gjyqësore mësohet se ka qenë prezent edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, gjyqtari Ledio Bianku. Vendimi bazohet në nenin 41 të Konventës Europiane, ku thuhet se “kur gjykata konstaton se ka pasur një shkelje të Konventës ose të protokolleve të saj, dhe nëse ligji i brendshëm i Palës së Lartë Kontraktuese të interesuar lejon vetëm riparim të pjesshëm, gjykata nëse është e nevojshme, i akordon shpërblim të palës së dëmtuar". Trashëgimtarët Delvina, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë përfituar kompensimin për 1600 metër katrorë truall, e cila është në ambasadën italiane.
“Ankuesit pretenduan shumën prej 3.210.240 euro në lidhje me dëmin financiar, e cila përbëhet prej 2.640.000 euro sa i përket vlerës së tokës dhe 570.240 euro për sa i përket humbjes së fitimit për një periudhë prej dhjetë vjetësh. Ata u mbështetën në një raport të ekspertit për përcaktimin e vlerës së përgjithshme të tokës dhe humbjen e fitimeve, sipas të cilit çmimi i tregut të pronës është 1.650 euro për m2 dhe çmimi i tregut të qirasë është 5.280 euro në muaj. Së fundi, ankuesit pretenduan 100.000 euro në lidhje me dëmin jofinanciar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane.
Në pikën 91 të saj, theksohet se “qeveria nuk ka paraqitur ndonjë vërejtje në këtë drejtim”. Për këto arsye, gjykata në unanimitet deklaron se ‘ankesa’ e aplikantëve për parregullsinë e procedurës gjyqësore të papranueshme dhe pjesën tjetër të aplikimit është e pranueshme. Gjykata vlerëson se ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Lartë të 6 qershor 2006. Thekson se nuk është e nevojshme për të shqyrtuar ankesën e aplikuesve sipas nenit 6/1 lidhur me gjatësinë e moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Lartë të 6 qershorit 2006. Vlerëson se ka pasur shkelje të nenit 13, në lidhje me nenin 6/1 të Konventës. Vlerëson se ka pasur shkelje të nenit 1 të protokollit 1 të Konventës. Vendos se çështja e zbatimit të nenit 41 nuk është gati për vendim në përputhje me rrethanat”, thuhet në vendimin e Strasburgut.
Tokat tek ambasada italiane
Trashëgimtarët Delvina u paraqitën në Gjykatën e Lartë në mars të 2006 për të kontestuar vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit Tiranë. Ata kontestuan vendimin si të kundërligjshëm, pasi është pranuar se ndërtesa i është shitur shtetit italian që në vitin 1991. Por nëse tjetërsimi i pronës të një objekti të paluajtshëm nga një subjekt te tjetri është fituar në mënyrë të ligjshme, kjo varet nga fakti nëse ky tjetërsim është bërë duke zbatuar ligjet që kanë qenë në fuqi në atë kohë apo jo, pavarësisht nëse blerësi është shtetas shqiptar apo i huaj. Në notat e shkëmbyera midis shtetit shqiptar dhe atij italian nuk rezulton të jetë shitur trualli, pasi në bazë të nenit 21 të ligjit nr.7512, datë 10.08.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit" personave të huaj nuk u shitej trualli.
Duke pranuar se godinat shtetërore të ndërtuara në truallin e paditësve, i janë shitur ambasadës italiane, KKK të Pronave me të drejtë i ka trajtuar kërkesat e ish-pronarëve, në bazë të nenit 12 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, pra që ato kanë të drejtën të kërkojnë lidhjen e një marrëveshje për të blerë truallin apo për të paguar qira për truallin, që mbahet nga një subjekt shtetëror shqiptar. Kjo ka qenë edhe kërkesa përfundimtare e palës paditëse, e cila i përmbahet përmbajtjes së vendimit nr.13, datë 28.07.1999 të KKK të Pronave.
Ndërsa Komisioni Vendor i Pronave vendosi “Të njohë Neki Delvinën (trashëgimtarët e tij) ish-pronarë të pronës së përbërë nga: një parcelë truall ndodhur në Sauk të Tiranës nr.244/61, me sipërfaqe 1600 m2, kufizuar nga Lindja - Rruga II, Perëndimi- parcela 62, Veriu - parcela 63 dhe Jugu - parcela 59. Prona kthehet dhe kompensohet si me poshtë: truall pjesërisht i zënë dhe pjesërisht ambient i kësaj sipërfaqeje të lirë, me sipërfaqe 1600 m2, dhe duke u mbështetur në shkresën e Drejtorisë së Trupit Diplomatik datë 21.04.1997, të Drejtorisë Juridike dhe Konsullore të Ministrisë së Jashtme, si dhe Shkresën nr.2044/1 të Komitetit Ekzekutiv të KP Rrethit Tiranë, i cili i vë në dispozicion Ambasadës së Republikës së Italisë godinën përballë televizionit. Në bazë të ligjit nr.7980, datë 27.07.1995 "Për shitblerjen e trojeve", ndryshuar me ligjin nr.8260, datë 26.11.1997”.