Spahiu po plaçkit binesmenet, thesin me vota do ta coje te Berisha
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rojmir Hamzaj, deri para dy ditësh ishte anëtar i këshillit Kombëtar të Aleancës Kuq e Zi, sekretar i Departamentit të Çështjeve Juridike. Vendosi me shumë dhimbje dhe zhgënjim të japë dorëheqjen, sepse, siç e shprehu për gazetën “Shekulli” nuk mund të besojë më te “mentorët” e liderit Kreshnik Spahiu. Në një intervistë të “Shekulli” Hamzaj akuzon Kreshnik Spahiun se po plaçkit biznesmenët, se kërkon deri në 80 mijë euro për të të futur në listën për deputetë dhe se ata që nuk janë dakort me të dhe shoferët që ka rrotull i kërcënon me jetë. Për më tepër, thotë se projekti i tij është marrja e një thesi me vota për t’i çuar më pas te Berisha, të cilit i shërben.
Z.Hamzaj! Ju botuat një letër te “Shekulli” ku shprehët zhgënjimin e thellë dhe njoftuat dorëheqjen nga postet tuaja në AK. Përse ky vendim, vetëm pak ditë pasi Spahiu vendosi të dalë vetëm në zgjedhje?
E kam thënë edhe te letra e hapur që botova dje të gazeta “Shekulli”, që prej mëse një viti kemi ngrënë byrekë për të mos u shkëputur nga puna, aq sa na u shqye stomaku, vetëm e vetëm për t’i shërbyer idealeve të Aleancës Kuq e Zi, kësaj force që unë ende vazhdoj t’i besoj akoma, por për ato njerëz të ndershëm që janë atje brenda. Por ajo për fat të keq u shndërrua në parti të shoferëve. Ata janë mbledhur rreth sekretariatit të Financave, që menaxhojnë lekët e gjithë biznesmenëve që po i plaçkit Kreshnik Spahiu.
Kush janë këta biznesmenë?
Biznesmenë që vijnë me qëllimin e mirë që të japin kontribute. Nuk është asgjë transperente, aq sa në sekretariat nuk shtrohet asnjë lloj çështjeje, për financat se nga vijnë. Ne ishim sekretari i çështjeve zgjedhore dhe jemi marrë me tratativa deri në momentin e fundit, që të bënim koalicion dhe vinin lajme herë pas here që ishin në kontradiktë me njëri-tjetrin. Shoferët e Spahiut qeshnin dhe i pyet kolegu im: më falni dini gjë se për çfarë do të jetë kjo intervista për koalicion, apo për çfarë? Ata iu përgjigjën: A pse nuk e di ti, ne të vetëm do të të shkojmë!. Aleanca është një parti ku shoferi di gjithçka dhe sekretari i çështjeve zgjedhore, siç ishte Maksim Çoku, nuk dinte gjë. Pra marrje votash në maksimum, meqë dolëm vetëm, bërje e akordeve politike me të djathtën, të cilët i kanë premtuar ruajtjen e votës dhe kjo bën që të merret një thes i madh me vota për 23 qershorin. Dhe këto vota që unë i quaj bereqet i çohen aga Saliut, që e ka hambarin atje.
Ju keni diskutuar me Kreshnik Spahiun për këto shqetësime?
Unë jo, por ata persona që dolën kundër kësaj arrogance, ai vendosi t’i ndëshkojë ashpër, aq sa arriti edhe t’i fyejë, t’i kërcënojë me nënë dhe motra, do tju vras, do tju pres. Dhe disa persona të sekretariatit u distancuan dhe tani thonë se nuk gjejnë më veten. Presioni që po na ushtrohet është shumë i madh, kërcënime pas kërcënimesh.
Si ju kërcënojnë?
Me anë të telefonatave, se do tju ndjekim, do tju bëjmë këtë dhe atë. Nuk e di se çfarë në pret, por keq puna.
Ju i keni diskutuar këto probleme të rënda me Myslim Pashajn dhe figura të tjera të partisë?
Myslimit i janë bërë kërcvënime të ashpra, sepse ai nuk ishte dakort që ne të dilnim vetëm dhe kishte frikën e marrjes dhe të çuarjes së votave djathtas. Por atë nuk e dëgjoi asnjëri, sepse nuk është marrë një vendim Sekretariati.
Po çfarë vendimi është marrë?
Është marrë ndonjë vendim sipër Spahiut, ndoshta është bërë ndonjë pazar. Këta pesë emra që Spahiu i kërkonte PS-së tia fuste në lista, kush ishin? Nuk di gjë, por me nuhatjen time, asnjë figurë me kontribut në AK nuk ka qenë në listë.
As Myslim Pashaj?
As Myslimi, sepse atje u fut Dritan Prifti dhe me 500 mijë euro ka ngritur të gjithë strukturat e Fierit për Aleancën Kuq e Zi dhe këto të fundit i kanë çuar një peticion Kreshnik Spahiut ku thonë se nuk duam më Myslim Pashajn në Fier, por Dritan Priftin, pasi kanë mbushur xhepat me lekë. Kur mora vesh këto gjëra unë u tërhoqa. Në sekretariat janë mërzitur shumë njerëz. Ju e njihni Dashamir Uruçin, një njeri të mrekullueshëm dhe që është organizatori i ikjes në masë. Ai është kërcënuar fizikisht. Kresnik Spahiu vetëm sa po grin biznesmenët, duke u marrë lekë. Në sekretariat kërkonte që kush hedh 70-80 mijë euro të bëjë një hap para, kush nuk hedh lekë të ikë.
Ka patur platformë bashkëpunimi me PS-në?
Ne kemi patur ndërmjetës të sinqertë Maksim Qokun, por Spahiu në mënyrë paralele kishte vënë edhe njerëz të tjerë dhe nuk ka marrë vendim vetë, sepse nuk është problemi Dule. Këtë problem e pata zgjidhur unë kohë më parë, kur i thashë se: “Ka gjasa të mira për të bërë një koalicion me PS-në. Kështu që bëj një hap përpara, ule pak kokën, bëj diplomacinë tënde dhe zgjidhe këtë para LSI-së dhe para PBDNJ-së, sepse ne kështu kemi moralin tonë se na gjetën në “shtëpi”. Puna e Dules është thjesht një pretekst, sepse urdhërat i vijnë nga lart.
Nga lart, nga kush?
Në 24 qershor ke për të parë se do të ndodhë sërish fenomeni Xhuveli. Nga lart nënkuptoj "babën" që ka nxjerrë dy “fëmijët”: Topin dhe Spahiun.