Sokol Dervishaj, zoteria 850 milion
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Le ta sqarojmë qysh në krye të herës: nuk bëhet fjalë për Rezart Taçin, fituesin e tenderit të privatizimit të Albpetrol, por për zv.ministrin e ekonomisë Sokol Dervishaj, njëherësh kreu i komisionit të vlerësimit të ofertave për shitjen kompanisë shqiptare të hidrokarbureve. Në fund të një procesi tenderimi që tërhoqi vëmendjen e publikut, Albpetrol u privatizua për vlerën totale prej 850 milion euro nga konsorciumi Vetro Energy. Një shifër që bëri të ngrihen shumë supe nga habia. I përfshirë në LSI prej vitesh dhe pas një eksperience në diplomaci, Dervishaj, aktualisht zv.ministër i ekonomisë, shpjegon ecurinë e këtij tenderi dhe hapat e mbetura deri në nënshkrimin e kontratës me Vetro Energy
Zoti Dervishaj, si ndjeheni pasi keni përmbyllur një procedurë tenderimi, e cila ka gjeneruar 850 milion Euro? Nuk është diçka që ndodh çdo ditë, apo jo?
Procedura e tenderit të hapur ndërkombëtar për privatizimin e 100% të aksioneve të shoqërisë Albpetrol sha. është pa dyshim një përgjegjësi e madhe profesionale, administrative dhe politike, për mua personalisht dhe për të gjithë kolegët anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pasi besoj se ky është procesi më i rëndësishëm, më kompleks, më polemizues dhe më i vështirë që është ndërmarrë deri më sot. Për këtë arsye, kemi qenë të gjithë jo vetëm të angazhuar, por edhe shumë të vëmendshëm për çdo detaj të procedurës, e cila shpreh bindjen se ka qenë maksimalisht transparente dhe korrekte. Vlera financiare e ofertës fituese dhe plani i zhvillimit të biznesit të ofertuesit të renditur në vend të parë, sikurse dhe të gjitha ofertat e tjera, kanë kaluar përmes një vlerësimi të vëmendshëm, të koordinuar ngushtë me konsulentin ndërkombëtar Patton Boggs, dhe të verifikuar në çdo detaj të parashikuar në dokumentet standard, të miratuara nga Këshilli i Ministrave.
Një proces i tillë ndodh një herë në jetën e jo vetëm një individi, por të një vendi. Kjo e bën përgjegjësinë e vendimmarrjes tonë akoma edhe më të madhe, pasi ajo që bëjmë sot do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e këtij sektori strategjik në dhjetëvjeçarët e ardhshëm.
Oferta prej 850 milion Euro e Konsorciumit “Vetro Energy” është një precedent jashtëzakonisht pozitiv në këtë kohë të krizës ekonomike globale dhe vështirësive financiare të krizës së likuiditeteve me të cilën ballafaqohen institucionet kredituese në rrafsh global, ekonomitë e mëdha botërore dhe sigurisht ekonomitë e partnerëve tanë ekonomik të drejtpërdrejtë. Besoj se hyrja e kësaj shume në arkën e shtetit dhe përdorimi i saj me “nikoqirllëk” dhe vizion afatgjatë për shëndoshjen e financave publike, reduktimin e nivelit të borxhit, i cili është në limitet e tavanit të përcaktuar me ligj, investimin në sektorë prioritarë të ekonomisë së vendit me qëllim rritjen e të ardhurave dhe mirëqenies së popullit, do të ishin një shërbim i çmuar për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.
A mund të thuhet se privatizimi i Albpetrol konsiderohet tashmë i kryer? Ju do të vijoni me negociatat për hartimin e kontratës. Sa e komplikuar është kjo fazë?
Sipas përcaktimit ligjor dhe procedural, privatizimi quhet i kryer kur i ka kaluar me sukses të gjitha fazat e tij. Aktualisht jemi para faktit të shpalljes së ofertuesit të renditur në vend të parë. Këshilli i Ministrave, pas miratimit që i bëri Raportit Përfundimtar të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka ngarkuar Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të procedojë me negociatat për hartimin dhe miratimin mes palëve të Kontratës së Privatizimit. Pas nënshkrimit, kontrata përcillet për miratim në Këshillin e Ministrave dhe për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Negocimi i kontratës është dhe momenti më i rëndësishëm, pasi përmes saj do të përcaktohen dhe sanksionohen detyrimet reciproke mes palëve, mënyra e përmbushjes së tyre, penalitetet në rast të devijimit apo mosrespektimit të saj. METE është duke ngritur Grupin e Punës, i cili do të përbëhet nga ekspertet tanë më të mirë, por edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave, Drejtësisë, Mjedisit, si dhe Avokaturës së Shtetit. Periudha e negocimit është gjithashtu e rëndësishme, pasi ofertuesi i ftuar në negocim duhet të depozitojë në emër të Shtetit Shqiptar 20% të vlerës së kontratës, si një garanci e pakthyeshme në rast të tërheqjes së tij nga negocimi. Pas përfundimit të kësaj procedure ligjore, fituesi i tenderit duhet të depozitojë në arkën e shtetit, në një këst të vetëm, shumën e ofertës, dhe, me konfirmimin e përmbylljes së këtij transaksioni realizohet dorëzimi fizik i Albpetrol-it përmes transferimit të titujve të pronësisë dhe aksioneve. Vetëm në këtë moment ky privatizim quhet i përfunduar.
Ka një strategji të qeverisë, e cila fokusohet në privatizimin masiv të aseteve ekonomike. Kryeministri ka folur për atë që quhet “atdheu privat”. Ju si e shihni këtë përcaktim?
Procesi i privatizimit nuk ka filluar me qeverinë aktuale dhe as nuk do të përfundojë me mandatin e saj, pasi gjatë këtyre 20 viteve ekonomi e tregut të lirë, por ende në tranzicion, ky proces ka kaluar përmes disa fazave dhe vendimmarrjeve të disa qeverive. Sot kemi të privatizuara apo të koncesionuara disa nga sektorët më strategjikë të ekonomisë së vendit, sikurse janë telekomunikacionet, sektori energjetik, hidrokarbur, minerar, bankar, etj.
Personalisht, mendoj se, për shkak të trashëgimisë së sistemit të ekonomisë së centralizuar dhe stereotipit psikologjik, ende vuajmë nga mendësia se privatizimi është një proces i dëmshëm. Asete të atrofizuara ekonomike apo fizike, të cilat nuk i hyjnë në punë askujt në mënyrën se si operohen apo konservohen, nuk i shërbejnë as qëllimit dhe për më pak eficencës në krijimin e vlerës ekonomike apo rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Funksionalizimi dhe rritja e performancës së tyre është domosdoshmëri. Megjithatë, skeptikët dhe publiku në tërësi, në tagrin e tij kushtetues si pronar i pasurisë kombëtare, ka të drejtë të jetë i shqetësuar dhe të ngrejë pyetje për strategjinë, mënyrën dhe transparencën e privatizimit, pasi ka rezultuar se procese të suksesshme privatizimi nga pikëpamja financiare kanë rezultuar të paefektshme dhe me pasoja të rënda në funksionim.
Një rast tipik është CEZ-i, ose Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, për shkak të mosfunksionimit të të cilit sot sistemi energjetik në vend ndodhet përballë vështirësish serioze. Në arsyetimin tim modest mendoj se kjo pasojë vjen për shkak të mosfunksionimit të modelit të tregut dhe profesionalizmit të të gjitha agjencive që monitorojnë këta sektorë, si dhe të faktit të mospërcaktimit të qartë dhe mbivendosjes së përgjegjësive administrative dhe sektoriale, ku më së shumti ato dominohen nga politikbërja e Ministrisë së Financave, e cila interes primar ka mbushjen e arkës së shtetit, duke u përfshirë shpesh në kompetenca që dalin nga juridiksioni i saj, me ndikim të drejtpërdrejtë mbi funksionimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila është dhe institucioni përgjegjës dhe kompetent për ecurinë dhe funksionimin e sektorëve strategjik të ekonomisë së vendit.
Për sa i përket filozofisë së privatizimit masiv, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, referuar çka kemi parashtruar që në themelimin tonë si njërën nga shtyllat e konceptit dhe filozofisë tonë politike dhe ekonomike, mbështes bashkëfunksionimin harmonik dhe komplementar mes sektorit publik dhe atij privat. Besoj se privatizimi në funksion të shërbimit publik, që rrit cilësinë e tij dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe jo konsiderimi i tij si qëllim i pastër biznesi, që pasuron një kategori të ngushtë shoqërore në kurriz të masës kryesore të qytetarëve të vendit, është balanca e artë e bashkëfunksionimit të sektorit publik, si përgjegjësi direkte e çdo qeverisjeve, dhe sektorit privat, si gjeneratori i zhvillimit ekonomik dhe progresit në një ekonomi të hapur dhe të lirë tregu.
A është rastësi e fatit që Berisha ia ka lënë në dorë këto procese delikate një aleati, pra LSI-së? Apo ka qenë kjo thjesht një tekë e bashkëqeverisjes, që ju solli të drejtoni atë dikaster?
Kjo ka qenë produkt i negociatave të krijimit të qeverisë aktuale dhe besoj se nuk është as fat e as rastësi, por ndarje përgjegjësish që palët në një bashkëqeverisje duhet të respektojnë. Duke marrë shkas nga fakti se ky ka qenë dhe koalicioni i parë i kësaj natyre, si dhe imperativin e objektivit të liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, realitete të përmbushura sot nga koalicioni i pagëzuar në vitin 2009 si qeveria e integrimit, më duhet të theksoj se shumë aspekte të ndarjes së përgjegjësive dhe harmonizimit të një programi qeverisës më të detajuar përtej objektivave të integrimit, nuk u hartuan dhe për rrjedhojë as u implementuan si duhet. Besoj se pas përmbushjes së këtyre objektivave kombëtarë, çdo qeveri apo koalicion i ardhshëm duhet të jetë shumë më i vëmendshëm, i fokusuar dhe i harmonizuar në programin ekonomik, filozofinë politike dhe ndarjen e qartë të përgjegjësive sektoriale.
Paralelisht me privatizimin e Albpetrol, ka dështuar tenderi i shitjes së katër HEC-eve. Cilat qenë arsyet?
Formalisht, konstatimi juaj, sikurse dhe ka deklaruar në komunikimin me mediat për këtë çështje, është i saktë. Tenderi është konsideruar si i dështuar pasi nuk u paraqit asnjë ofertues. Konfirmuar sa më lartë, më duhet të bëj një sqarim. Ky tender nuk është i dështuar në substancë, pasi kompanitë e interesuara dhe të përfshira në proces kanë deklaruar vullnetin e tyre të dokumentuar për të vazhduar këtë garë, por duke kërkuar disa garanci nga shteti, sikurse është përmirësimi dhe funksionimi i modelit të tregut, përcaktimi i qartë i raporteve me KESH dhe OST, si dhe domosdoshmëria e tyre për të pasur më shumë kohë në dispozicion për të mobilizuar kapacitetet financiare për shkak dhe të krizës së likuiditeteve të bankave kredituese evropiane. Besoj se me reflektimin dhe përmirësimin e dokumentacionit standard nga Këshilli i Ministrave, kjo garë do të rihapet dhe do të jetë e suksesshme.
Opozita ka kërkuar që këto asete energjetike të mos privatizohen. Cili është qëndrimi juaj?
Opozita është legjitime në kërkesën e saj, pasi ky është mendimi dhe qëndrimi i saj dhe askush nuk ka pse i paragjykon. Sikurse është po kaq e vërtetë dhe për palën tjetër, pra për maxhorancën qeverisëse. Opozita nuk ka të drejtë të paragjykojë një proces që ka marrë miratimin e Kuvendit të Shqipërisë. Debati për këtë çështje ka përfunduar dhe, personalisht, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk do të ishte etike të komentoja qëndrimet e të tjerëve, për sa kohë procesi ende nuk ka përfunduar. Ajo që unë mund të bëj, duhet të bëj dhe sigurisht do të bëj, së bashku me të gjithë kolegët anëtarë të këtij komisioni, është një transparencë e plotë, e verifikueshme, e hapur dhe në sytë e publikut e procesit të marrjes dhe vlerësimit të ofertave, me qëllim që privatizimi i këtyre aseteve të kthehet në një të mirë publike.