e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Slumdog Millionaire' behet realitet, nje 27-vjeçar fiton 1 milion dollare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Slumdog Millionaire' behet realitet, nje 27-vjeçar fiton 1 milion dollare
Një burrë nga një prej qyteteve më të varfra të Indisë është bërë personi i parë që fiton çmimin prej 1 milion dollarësh në lojën “Kush do të bëhet milioner”. Sushil Kumar, një operator kompjuterash dhe mbikëqyrës nga qyteti i Biharit, dërgoi në shtëpi çmimin më të lartë të lojës në versionin indian. Vëllai i tij, Sudhir Kumar, tha se ai ishte i mirëpërgatitur për emisionin. Ai ka shtuar se Sushli rregullisht dëgjonte BBC-në në hindisht.

Fitorja e Kumarit “përsërit” atë që ndodh në filmin “Slumdog Millionaire”. “Nuk e kam menduar kurrë, qoftë edhe në ëndrrat më të çuditshme, se do mund ta bëja këtë”, shprehet 27-vjeçari. Ai është martuar pesë muaj më parë dhe rroga e tij ishte më pak se 150 dollarë në muaj. Kumar ka planifikuar që paratë e fituara t’i përdorë për të shlyer borxhet dhe për të blerë një shtëpi të re për familjen. Emisioni “Kaun Banega Crorepati” i drejtuar nga ylli i Bollivudit, Amitabh Bachchan, është emisioni më i ndjekur në Indi.