Si perfiton Shqiperia nga kriza greke
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Teksa për banorët mundësia e falimentimit të Greqisë është një makth, për Shqipërinë, dobësimi i ekonomisë të fqinjit më të fuqishëm mund të shihet si mundësi përfitimi. Për ekspertët në fushën e ekonomisë shanset që Shqipëria të përfitojë nga kriza greke janë të mëdha. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Civici dhe ish-këshilltari i Bankës Qendrore Evropiane, z. Arjan Kadareja, mendojnë se shtrirja në tregje të reja dhe tërheqja e investitorëve të huaj që ndodhen në Greqi për në Shqipëri është një situatë përfituese
Ardita prej vitesh punonte në Athinë e njihej si Maria, por për të rikthimi në Shqipëri ishte zgjidhja e vetme. Prej katër muajsh pa punë, ajo vendosi të hapte një dyqan të vogël në vendlindjen e saj, Sarandë e të zhvendosej përfundimisht. Për të dhe për shqiptarët e tjerë në vendin fqinj situata po përkeqësohet, ashtu sikurse edhe për çdo qytetar grek. Por, teksa për banorët mundësia e falimentimit të Greqisë është një makth, për Shqipërinë, dobësimi i ekonomisë të fqinjit më të fuqishëm, mund të shihet si mundësi përfitimi.
Për ekspertët në fushën e ekonomisë shanset që Shqipëria të përfitojë nga kriza greke janë të mëdha. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Civici dhe ish-këshilltari i Bankës Qendrore Evropiane, z. Arjan Kadareja, mendojnë se shtrirja në tregje të reja dhe tërheqja e investitorëve të huaj që ndodhen në Greqi për në Shqipëri është një situatë përfituese.
“Është një mundësi kur investitorët shikojnë nga Shqipëria, quhet efekti i zëvendësimit”, - thotë z. Kadare. Kjo siç duket do të jetë një situatë që duhet të merret seriozisht nga qeveria, pasi mundësitë e përfitimit do të ekzistojnë, duhet vetëm të menaxhohet mirë.
“Qeveria do të përfitojë, nëse di të përfitojë”, – thotë z. Civici. “Ka shumë elementë prej të cilave mund të përfitohet siç janë rënia e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse; mund të favorizojë mallrat e lira nga Shqipëria.”
Kriza greke
Problemet më të fundit ekonomike që kanë përfshirë fqinjët tanë të Greqisë duket se do të prekin edhe shtetin shqiptar e sidomos emigrantët. Krerë të shumtë të Eurozonës kanë theksuar shpesh se do të bëhet çdo përpjekje që Greqia të mos falimentojë dhe se kësti i radhës do t’i jepet nëse shteti fqinj plotëson kushtet. Por edhe pas këtyre deklaratave, që më shumë duken inkurajuese për vetë shtetin grek pritet që situata të bëhet më e vështirë teksa zërat për falimentimin e Greqisë sa vijnë e shtohen e ndërkohë vlerësimi i saj nga agjencitë e specializuara si “Moody`s” dhe “Standard and Poor’s” ka arritur minimumin historik.
Kjo krizë nuk mund të lindte pa prekur dhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, pritet të ketë efekte negative për ta, pasi niveli i papunësisë është rritur ndjeshëm. Kjo papunësi mund t’i detyrojë ata që të kthehen masivisht në Shqipëri, por kushtet me të cilat ata janë mësuar, mënyra e punës dhe mbështetja nuk duket se do të jenë të njëjtat si në Greqi. Politikat e ndryshme të qeverisë shqiptare, vështirësitë për t’u ambientuar do të jenë ndër problemet kryesore që ata do të hasin. Nëse për emigrantët kjo do të jetë një vështirësi kryesore, në një pozitë tjetër duket se do të jenë qeveria dhe bizneset. Por a mund të ketë përfitime rrethanore shteti shqiptar nga një situatë e tillë? Specialistët kanë mendime të ndara.
A do të falimentojë Greqia?
Civici dhe Kadareja duket se kanë mendime të ndryshme për përfundimin e kësaj krize. Për z. Civici ekonomia greke ndodhet vërtet në kushte të vështira ekonomike, por sinjalet e fundit që po vijnë nga BE-ja, Kina, Rusia, Brazili dhe nga Banka Evropiane për blerjen e borxheve greke tregojnë për të se Greqia nuk po shkon drejt një falimentimi, sipas tij. “Gjithsesi theksohet se duhet parë se deri ku do të shkojë vendosmëria e Evropës”, - thotë Civici.
I një mendimi ndryshe është z. Kadare. Sipas tij, ekonomia greke është në një pikë kritike dhe se shpëtimi është shumë larg. Kështu ai e shikon shumë pranë falimentimit ekonominë greke. “Edhe nëse arrin t’i shpëtojë kësaj situatë ku ndodhet dhe nëse merr këstin e radhës përsëri Greqia do të jetë në një pozitë të vështirë, pasi nuk duhet të bëjnë më gabime.” – thotë ai.
Investimet
Ndërsa për investimet greke në Shqipëri, kjo krizë pritet të ndikojë negativisht dhe të ulë ritmin e investitorëve të huaj. Duke parë që investimet greke kane qenë të një niveli të lartë në vitet e fundit në Shqipëri ato pritet të pësojnë një rënie të dukshme. Pavarësisht afërsisë gjeografike që lehtëson bizneset ato përsëri do të bien, pasi kriza në Greqi është aq e thellë sa ka prekur dhe bizneset më të fuqishme. “Ekonomia shqiptare po rritet dhe bizneset greke do të përfitojnë, por gjithsesi kriza i ka prekur dhe investimet i kryejnë me lekët e Greqisë, do të ndikojë për keq”, -thotë z. Kadare.
“Investimet do të frenohen për shkak të krizës në Greqi, por gjithsesi privati do të kërkojë fitime”, - thotë z. Civici. Duket se pika ku do të bien ndjeshëm investimet do të jetë në investimet qeveritare që bënte qeveria greke në Shqipëri. Këto investime duket se do të bien në nivelin zero dhe pritet të ketë një ndikim, pasi investimet qeveritare të kryera nga Greqi më parë kanë qenë në nivele të larta. E vetmja mundësi investimi do të ngelet nga privati, por dhe këto në përmasa të vogla.
Emigrantët
Shtresa që pritet të ketë më shumë probleme, pavarësisht atyre që kanë deri tani pritet të jenë emigrantët. Duke qenë në numër të lartë në Greqi vala e goditjes do të jetë e fortë dhe për ta. Një sërë pushimesh nga puna pritet të ndodhin, për shkak se shumë biznese po mbyllen, po falimentojnë apo po ulin numrin e fuqisë punëtore. Rritja e ndjeshme e taksave, sidomos e taksës për ribërjen e dokumenteve apo probleme të tjera siç janë pagesat në shkolla të fëmijëve, do t’iu kushtojnë akoma dhe më tepër emigrantëve që do ta kenë shumë të vështire qëndrimin e mëtejshëm në Greqi. Për ekspertët kjo do të këtë efekte negative. E para ka të bëje me dërgesat e emigrantëve nga Greqia nëse para krizës greke ato kanë qenë rreth 1 miliard euro, tani ato kanë arritur në një nivel shumë më të ulët, rreth 800 milionë euro. Pavarësisht rritjes që po pëson ekonomia shqiptare, gjithsesi këto dërgesa do të ndjehen dukshëm. Problemi i dytë që qëndron është se kur të kthehen në Shqipëri këta emigrantë do të gjejnë kushte shumë të vështira punësimi apo biznese, kjo për shkak dhe të rogave të ulëta. Megjithatë për z. Kadare ky faktor po bie, ekonomia shqiptare gjithnjë dhe më shumë po bëhet e pavarur nga dërgesat e emigrantëve.
Masat e qeverisë shqiptare
Qeveria për ekspertët duhet të luajë rolin e saj që jo vetëm të menaxhohet kjo krizë, por dhe për të ndjekur politika lehtësuese për emigrantët që do të kthehen. “Qeveria dhe biznesi duhet të kërkojnë mundësi të reja eksport-importi, sa më shumë komplikohet situata në Greqi aq më shumë probleme, gjithë këto familje që do të kthehen duhen të jenë në vëmendje të qeverise, e cila duhet të bëjë shumë lehtësira”, - thotë z. Civici. Gjithsesi ky do të jetë një problem që do të dalë më vonë, por masat lehtësuese duhet t’i paraprinë ardhjes së emigrantëve. Ndërsa për z. Kadare, politika të mbajtjes së borxhit nën 60% , politikat e konsolidimit fiskal tërheqin investitorët e huaj. Edhe politikat që stimulojnë eksportet janë politika të mira, që do të bëjnë që të menaxhohet mirë kjo situatë, por duhet pasur kujdes me krizën.
Nga ana e saj qeveria ka deklaruar shpesh se po i merr seriozisht këto situata dhe se po punohet. “Një ardhje e mundshme masive e emigrantëve mund të përballohet, - ka deklaruar Kryeministri, - dhe se masat do të jenë lehtësuese për ta”. E teksa Ardita e ka gjetur rrugën e ekonomisë së saj familjare, qindra emigrantë po mendojnë të rikthehen në Shqipëri, sipas studimeve më të fundit të publikuara në gazetat greke “Kathimerini” dhe “Ta Nea”. Nëse ata do të përfitojnë nga ky kthim dhe nëse shteti shqiptar do të përfitojë nga kriza greke për të krijuar tregje të reja mbetet për t’u parë, ajo që është e sigurt është se falimentimi i mundshëm i Greqisë do të jetë në qendrën e vëmendjes së ekonomistëve dhe politikanëve evropianë për disa vite në vijim...