e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Video

Si mund te kalohet koha ne Kuvend?!

Në këtë seksion: Video · 8 artikuj ↓
Si mund te kalohet koha ne Kuvend?!

Kur deputetët në Kuvend nuk kanë interes të dëgjojnë apo diskutojnë, gjejnë mënyra të tjera të kalojnë kohën e detyrueshme. Videoja më poshtë tregon një alternativ. Dje në Kuvendin e Kosovës u mbajt seanca e fundit e ligjit shumë të diskutuar dhe të kërkuar nga Serbia,  amnistinë. Njëri prej deputetëve serb në këtë Kuvend as që e ka mendjen në diskutimin e ditës.

Nuk bëhet fjalë për një deputet të thjeshtë, por për shefin e Grupit Parlamentar të partisë më të madhe serbe në Kuvend, SLS, Sasha Milosavljeviç.

Gjatë seancës së Kuvendit, Milosavljeviç nuk ishte i disponuar të dëgjonte apo debatonte për rendin e ditës, kështu që ai shfrytëzoj rastin që njërës nga koleget deputete t’i tregojë një fotografi të nxehtë nga ‘iPhone’ i tij, transmeton ‘Orainfo’. Deputeti serb i tregon shoqes së tij ngjitur, një fotografi ku shfaqen dy femra “hot”.