e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Si e vrau turma ambasadorin amerikan (FOTO)

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Si e vrau turma ambasadorin amerikan (FOTO)
Kur turma sulmoi, Kristofer Stivens, 52 vjeç, dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk kishin asnjë shans. Urrejtja e njerëzve për shkak të një filmi anti- islamik, i prodhuar në SHBA, ishte aq e madhe, sa ata donin të vrisnin. Stivens, ambasadori amerikan në Libi, sipas raportimeve të mediave ka tentuar të largohet nga konsullata, kur të paktën 20 islamistë të armatosur nisën të gjuajnë me granata.

Pastaj Stivens, një mik i madh i Libisë dhe një figurë e rëndësishme gjatë kryengritjes kundër Muamar Gadafit, tentoi të arratisej me një automjet. Por diplomati i lartë nuk shkoi dot larg: një antitank goditi makinën e tij, mesa duket nga një oborr fqinj. 52 vjeçari u mbyt në tym. Civilë libianë e nxorën atë zvarrë nga makina dhe u përpoqën ta ndihmojnë. Në internet po qarkullojnë foto, ku tregohet fytyra e nxirë e një njeriu, sytë e tij janë gjysmë të hapur, nga jashtë duket i padëmtuar.

Mjeku Siad Abu Seid thotë se Stivens e sollën në spital një grup libianësh. Asnjëri nuk e dinte identitetin e tij. Ambasadori ishte thuajse i vdekur kur mbërriti në spital. “Tentuam për një orë e gjysëm se mos e ngjallim, por ishte e pamundur,” tha Abu Seid. Për shkak të mbytjes ai kishte pësuar edhe një gjakderdhje në stomak, por nuk ka pasur plagë të tjera.

Televizioni amerikan, CBS thotë se janë vrarë edhe tre punonjës të ambasadës amerikane. Njëri prej tyre ishte Shon Smith, oficeri i shtypit, i martuar me dy fëmijë. Për dy viktimat e tjera nuk ka pasur komente. Në betejën që ka zgjatur për 20 minuta ka pasur edhe shumë civilë libianë të vrarë. Ndërsa konsullata është djegur pas sulmit me granata.

Stivens dhe stafi i tij gjendeshin për një vizitë të shkurtër në Bengazi kur u sulmuan për shkak të një filmi anti- islamik.