Shuhet familja Marku: I jepet lamtumira Jurgenit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Prekë Marku është gjyshi i Jurgenit dhe i ati i Frederik Markut, të cilët i ka përcjellë për në banesën e fundit; të birin, të premten dhe nipin ditën e djeshme. Prekë Markut, tashmë nga gjithë familja e tij, i ka mbetur vetëm Paola, vajza e Frederikut dhe motra e Jurgenit. Ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë që dëshmoi një fund të frikshëm, ka përfunduar me dy të vdekur dhe me djegie shtëpie, ndonëse policia e Shkodrës ende nuk ka një version zyrtar për autorët që i kanë vënë flakën bujtinës së Frederik Markut në Theth, orëve të para të së shtunës.
Ditën e djeshme të afërm të familjes Marku i kanë dhënë lamtumirën edhe 22-vjeçarit i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës paraditën e së shtunës. Pavarësisht faktit që mjekët luftuan ta mbanin në jetë, Jurgeni s`mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga ai atentat fatal në mes të Shkodrës. Djali u tha se pasi pa vrasësit që iu afruan doli nga makina, por moria e plumbave të lëshuar mbi atë dhe të atin, lanë të vdekur në vend të atin ndërsa Jurgeni i mbijetoi vdekjes për rreth 42 orë duke mbajtur me shpresë nënën, motrën dhe gjyshin e tij.
Ceremonia
Është përcjellë për në banesën e fundit 22 vjeçari Jurgen Marku ( Brungaj) i cili vdiq në spitalin e Shkodrës si pasojë e plagëve të marra në pasditen e së enjtes ku u qëllua mbi të dhe babanë e tij Frederikun. Ashtu si babai, dhe Jurgeni është varrosur në varrezat katolike të qytetit të Shkodrës, në ato të Rrmajit. Meshkujt e familjes së Prekë Markut tashmë nuk jetojnë më, pasi plaku kishte djalë të vetëm Frederikun, po ashtu siç edhe Frederiku, një djalë të vetëm me të cilin ra në pritë, Jurgenin.
Ndonëse Preka, gjyshi i Jurgenit, apo dhe nëna e tij Mira dhe motra Paola nuk flasin asgjë rreth ngjarjes dhe autorëve, të afërm të tjerë nën zë pohojnë se kjo ngjarje ka patur pasoja të rënda dhe të paparashikuara, pasi dy viktimat babë e bir nuk kishin vrarë apo plagosur njeri ndonjëherë, dhe se konflikti që u mori jetën nuk ishte i përmasave të tilla që të shkaktonte këtë tragjedi. Lidhur me autorët, të njohur të familjes Marku shprehen se ato mbrohen nga shteti pasi kanë njerëzit e tyre në polici, madje me këtë shpjegojnë dhe faktin që policia i ka dhënë mediave të ndryshme informacion të pavërtetë duke hedhur baltë mbi viktimat.
Ceremonitë mortore të Frederikut dhe Jurgenit janë zhvilluar në banesën e tyre në lagjen “Tom Kola” në qytetin e Shkodrës, ndërsa katër nga njerëzit e pritës që organizuan vrasjen e babë e bir vijojnë të jenë të lirë edhe pse janë të gjithë të identifikuar.