Shtyhet deri ne 31 gusht afati per legalizimin e banesave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Afati për regjistrimin e banesave dhe legalizimin e tyre do të shtyhet deri më 31 gusht. Lajmin për shtyrjen e këtij afati e bëri me dije kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë. Kryetari i qeverisë e argumentoi këtë shtyrje me faktin se kështu u jepet më shumë kohë e mundësi qytetarëve të legalizojnë banesat e tyre, por edhe emigrantëve që vijnë për këtë çështje. Kryeministri theksoi se shtyrja diktohet nga fluksi i madh i qytetarëve në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
“Gjatë dy javëve të fundit ka radhë të gjata në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. 800 aplikime në ditë është një shifër e papërballueshme. Unë mendoj që Ministria e Financave duhet ta zgjasë afatin e legalizimit vetëm për banesat, deri më datën 31 gusht, në mënyrë që edhe emigrantët që vijnë të kenë mundësi të legalizojnë banesat e tyre”, deklaroi kryeministri. Ai nënvizoi se ecuria e ligjit të faljes ka shkuar shumë mirë dhe se pati një rezultat të shkëlqyer për qytetarët, individët e biznesin. Sipas kryeministrit deri më sot falë kësaj amnistie për pasuritë e paluajtshme shumat që janë futur në treg llogariten në një vlerë prej 171. 7 miliardë lekësh, ndërsa sipas tij vetëm në muajin janar-shkurt me zgjatjen e amnistisë kanë përfituar rreth 20 mijë qytetarë. Kryeministri lajmëroi se amnistia për bizneset nuk do të shtyhet, duke lajmëruar se afati i fundëm i saj është 31 marsi.