Shqyhen dyert, vidhet banesa e Erjon Veliajt
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Natën e së premtes është vjedhur banesa e Erjon Veliajt , sekretari Për Rininë dhe Emigracionin i Parisë Socialiste. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku çifti Veliaj nuk ndodheshin në shtëpi. Ngjarja është denoncuar në polici, ndërkohë që ende nuk janë gjetur as gjurmët e autorëve, që dyshohet të jenë dy.
Banesa ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë. Veliaj jeton bashkë me juristen Ajola Xoxe.
Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, apartamenti është vjedhur me thyerje dhe autorët kanë përdorur një objekt të fortë metalik për të larguar fishekët në dy bravat e derës. Sipas Veliajt, në banesën e tij janë marrë dy lapotopë personal, të tijin dhe të Xoxes dhe disa bizhuteri. Ngjarja ende nuk është zbardhur pas tre ditësh. Në vijim pritet të identifikohet autorët e vjedhjes.