e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shqiperia, parajsa e taksave te uleta

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shqiperia, parajsa e taksave te uleta
Një raport i një grupi ndërkombëtar për taksat e klasifikon Shqipërisë si një ndër vendet me taksat më të ultë sa i takon të ardhurave personale. Raporti tregon se britanikët janë qytetarët që paguajnë më shumë taksa pasi nga super fuqitë ekonomike vetëm katër vende kanë taksa më të larta për të ardhurat e Britania e Madhe. Raporti i fundit i KPMG për taksat e të ardhurave individuale merr në shqyrtim 114 vende dhe del se vetëm 10 vende kanë sistem të njëjtë taksimi në këtë pikë.

Shtatë nga vendet me “taksa parajse”, janë vende të pasura me naftë dhe ato përfitojnë nga eksportimi i arit të zi dhe nuk kanë nevojë të rrisin taksat për qytetarët. Këto vende janë Bahrejni, Brunei, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa tre vendet e tjera që nuk taksojnë të ardhurat janë Bahamas, Bermuda dhe Ishujt Aligator, kjo falë fuqisë që këto vende kanë në shërbimet financiare.

Gjithashtu tek vende me nivel të ulët taksash për të ardhurat bëjnë pjesë edhe vende të Evropës Lindore, disa vende të Afrikës, si dhe disa ishuj të pasur. Këtu bën pjesë edhe Rusia që është vendi me hapësirën më të madhe si edhe vendet ish-sovjetike të cilat kanë njohur rritje të ekonomisë nga nafta, gazi dhe eksportit të mineraleve. Por gjithashtu në këtë stad bëjnë pjesë edhe vende të varfra si Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Bullgari dhe Maqedonia, që bëjnë pjesë tek vendet me taksat më të ulëta. Kurse tek vendet me “taksim ferri”, bëjnë pjesë vendet që janë në krye të listët sa u takon të ardhurave.
 
Vendet me nivelin më të ulët taksave për të ardhurat

Shqipëria 10.0%

Bosnje-Hercegovina 10.0%

Bullgaria 10.0%

Maqedonia 10.0%

Bjellorusia 12.0%

Makau 12.0%

Rusia 13.0%

Jordania 14.0%

Kosta Rika 15.0%

Çekia 15.0%

Hong Kongu 15.0%

Lituania 15.0%

Mauritius 15.0%

Serbia 15.0%

Jemeni 15.0%

Hungaria 16.0%

Rumania 16.0%

Angola 17.0%

Ukraina 17.0%

Sllovakia 19.0%

Vendet me nivelin më të lartë taksave për të ardhurat
 
Suedia 56.6%

Denimarka 55.4%

Holanda 52.0%

Spanja 52.0%

Austria 50.0%

Belgjika 50.0%

Japoni 50.0%

Britani e Madhe 50.0%

Finlanda 49.0%

Kanadia 48.0%

Irlanda 48.0%

Norvegjia 47.8%

Portugalia 46.5

Australai 45.0%

Kina 45.0%

Franca 45.0%

Gjermania 45.0%

Greqia 45.0%

Italia 43.0%

Luksemburgu 41.0%