Shqiperia nis zyrtarisht importin e plehrave nga jashte
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas miratimit të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” është publikuar këto ditë në Fletoren Zyrtare dhe autorizimi i parë për importin e mbetjeve të polietilenit për qëllime riciklimi.
Konkretisht kompania “EVEREST IE” sh.p.k është kompania e parë e autorizuar përn jë periudhë kohore të lejuar njëvjeçare, që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Deri tani, importi i polietilenit lejohej vetëm si lëndë e parë dhe jo për qëllime riciklimi. Sasia e mbetjeve të polietilenit, që lejohet të importohen, është 4.500 tonë dhe ato duhet të importohen nga vendet e BE-së, theksohet në një vendim të Këshillit të Ministrave. Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të jetë plotësuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve.
Ligji për importin e mbetjeve është kundërshtuar vazhdimisht nga shoqëria civile dhe ambientalistët dhe së fundmi është kërkuar dhe një referendum për lejimin apo jo të importit të tyre, por deri tani kërkesat e tyre janë shpërfillur nga Ekzekutivi. Pak ditë më parë, Kryeministria e pakësoi në 26 listën e gjelbër të mbetjeve që mund të importohen, duke e pakësuar gati deri në gjysmën e parashikuar më parë.