e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Shqiperia e Madhe', realitet ne 2035-n

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Shqiperia e Madhe', realitet ne 2035-n
Ekspertët e shërbimit special rus GRU, mbi bazën e disa dokumenteve të fshehta të CIA-s, kanë krijuar hartën e Evropës të vitit 2035. Sipas parashikimit të tyre Kosova do të jetë pjesë e Shqipërisë, e cila gjithashtu do të ketë brenda territorit të saj edhe një pjesë të asaj që sot quhet Maqedoni. Lajmi mbi këtë raport ka bërë jehonë në mediet maqedonase, bullgare dhe ato ruse.

Ndryshimi tjetër në Ballkan do të jetë ndarja e Bosnje Hercegovinës mes Serbisë dhe Kroacisë. Ndryshme të tjera që do të ndodhin në Evropë janë ndarja e Skocisë nga Britania e Madhe ndërsa Polonia mund të humbasë pjesë të territorit të saj pas bisedimeve Gjermani-Rusi. Në Spanjë baskët dhe Katalunja do të shpallin pavarësinë kurse në Francë do të krijohet një shtet mysliman.