Shqiperi, remitencat me te uletat ne shtate vjet
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Paratë e dërguara nga emigrantët që punojnë jashtë vendit për familjet e tyre në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë në nivelin më të ulët në shtatë vjet, duke shënuar një rënie të konsiderueshme prej 10 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e llogarisë korrente të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë.
Emigrantët sollën 153.1 milionë euro gjatë periudhës janar-mars, nga 170 milionë që patën sjellë gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2010 dhe 183 milionë të sjella në 2009. Ky është viti i pestë radhazi që remitancat janë në rënie.
Shkaqet e rënies së remitancave gjatë viteve të fundit janë të paqarta. Dy hipoteza janë ngritur për të shpjeguar këtë rënie, por që të dyja janë të pasigurta. Hipoteza e parë lidhet me ecurinë e punësimit në Greqi dhe Itali, dy vendet ku jeton pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë, shkruan gazeta Shqip.
Ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë vërtetuar me metoda statistikore faktin se, remitancat ulen në Shqipëri kur papunësia rritet në Greqi e Itali. Teoria e dytë lidhet me shkëputjen e lidhjeve me atdheun dhe ndërprerjen ose ngadalësimin e emigrimit mes të rinjve.
Sipas një studimi të institutit ‘Agenda’, në Tiranë, mbi 60 për qind të rasteve emigrantët që kthejnë para në shtëpi janë fëmijët dhe përfituesit janë prindërit, gjë që i bën remitancat një lloj skeme të sigurimeve shoqërore.