e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shkup, Albin Kurtit i refuzohet viza amerikane

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shkup, Albin Kurtit i refuzohet viza amerikane
Ambasada e SHBA-së në Shkup i ka refuzuar kërkesën për vizë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëjnë të ditur burime të KosovaOnline. Kurti ditë më parë kishte aplikuar për vizë në Ambasadën Amerikane me qëllim të vizitës në SHBA, por ajo i është refuzuar, ndërsa detajet nuk janë bërë të ditura. Burimet në fjalë nuk kanë saktësuar arsyet e këtij vendimi dhe nëse ai është marrë për shkak të qëndrimeve të tij politike. Ndryshe, lideri i Vetëvendosjes në disa raste ka pasur përplasje verbale nga distanca me diplomatin amerikan Chritopher Dell, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në “punët e brendshme të Kosovës”.