e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shkrumbohet plotesisht kinemaja e Cerrikut

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shkrumbohet plotesisht kinemaja e Cerrikut
Kinemaja e qytetit të Cërrikut është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha. Ngjarja ka ndodhur  mbrëmjen e së dielës duke e djegur plotësisht atë.  Zjarri që zgjati rreth 1 orë, shkrumboi gjithçka duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarrfikëset dhe policia e patën të vështirë të vinin nën kontroll flakët për shkak të intensitetit të tyre të ndihmuara edhe nga era.

Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz në ndërtesë në momentin kur ka rënë zjarri dhe dëmet janë vetëm materiale. Edhe pse i përmasave të mëdha, zjarri nuk ka rrezikuar ndërtesa të tjera. Vetëm disa ditë më parë në këtë kinema, Cërriku kremtoi 60-vjetorin e tij si qytet. Kjo ishte edhe ceremonia e fundit e kësaj ndërtese e cila 5 ditë më pas pushoi të ekzistuari. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shkrumboi plotësisht kinemanë e Cërrikut. Nga hetimet e para mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, gjithsesi po punohet për vërtetimin e shkaqeve dhe dokumentimin e ngjarjes.