e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shkodra fundoset nen uje,Berisha dhe Rama 'zihen' ne Tirane

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shkodra fundoset nen uje,Berisha dhe Rama 'zihen' ne Tirane
Fatkeqësia natyrore që ka pllakosur në Shkodër ditët e fundit nuk ka mbetur pa u diskutuar dhe nga politika. Kryeministri Berisha ka vendosur që të shpallet gjendje e fatkeqësisë natyrore, ndërsa lideri i opozitës bëri përgjegjës kryeministrin për situatën e rëndë. Në mbledhjen e qeverisë Berisha ka folur gjatë duke thënë se sa më shpejt duhet të evakuohen banorët pasi situata pritet të rëndohet. Nga ana tjetër kryeministri akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës për zbukurimin e qytetit me rastin e festës së Flamurit. Por nuk vonoi kundërpërgjigja e liderit të opozitës i cili e cilësoi shefin e mazhorancës si përgjegjës për situatën duke i kujtuar që të merret me Shkodrën dhe të lërë të qetë Bashkinë e Tiranës.

Berisha për situatën e rënduar

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha duke iu referuar situatës shqetësuese të krijuar në Shkodër theksoi se do të ndërmerren të gjitha masat për të evokuar banorët dhe më pas edhe për strehimin e tyre. Ndërkohë shefi i qeverisë duke iu referuar edhe shkarkimeve në Hidrocentrale theksoi se këto shkarkime janë të domosdoshme për sigurinë e digave. “Sot shkarkimet në HEC-e janë të mëdha por këto janë të domosdoshme pasi edhe prurjet janë mjaft të mëdha”, theksoi Berisha duke shtuar se shkarkimet do të vijojnë derisa të normalizohet situata në HEC-e. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës po cek pikën kritike të lejuar. Në Vaun e Dejës që është pika fundore e kaskadës po shkarkohet përmes turbinave dhe portave mbi 2400 metër kub ujë në sekondë. Menaxhimi i kaskadës tashmë i ka kaluar Komitetit të Emergjencës, i cili paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet edhe më gjatë ditëve në vijim.

Rama akuza Berishës

Kreu i opozitës dhe Bashkisë së Tiranes, Edi Rama, ka bërë përgjegjës qeverinë dhe kryeministrin Berisha për situatën e krijuar në Shkodër nga përmbytjet. "Pres dhe shpresoj që kryeministri të merret me zonën e përmbytur të Shkodrës që është shëmbëlltyra e dështimit të tij dhe të mos të merret duke përgojuar flamurin e përbashkët. Berisha është njeriu me pak i duhur për të na e kujtuar flamurin", tha kryebashkiaku.  "300 shpifjeve të Saliut ne i përgjigjemi me 300 pemë dhe drurë dekorativë në një ditë, në një bllok banimi ku sot rikthehemi për të shtuar përmasën e gjelbër", tha Rama. Gjatë ditës së djeshme pritet që Rama të shkoj në zonat e përmbytura.

Sali Berisha

“Prej shumë ditësh, prurjet, të marra së bashku, në kaskadë arrijnë në 3000 m3/në sekondë. Ditët e fundit, prurjeve të paprecedent të lumenjve të Alpeve që kanë arritur në 1800-2000 e më shumë m3/në sekondë i janë shtuar edhe prurjet me mesatarisht 1300 m3/në sekondë të Drinit, çka bën të detyrueshëm shkarkimin më të madh nga portat e liqenit të Vaut të Dejës, në mënyrë që të mbahen jashtë rrezikut digat dhe i tërë sistemi", tha Berisha.

Edi Rama

"Pres dhe shpresoj që kryeministrin Berisha për situatën e krijuar në Shkodër nga përmbytjet. "Pres dhe shpresoj që kryeministri të merret me zonën e përmbytur të Shkodrës që është shëmbëlltyra e dështimit të tij dhe të mos të merret duke përgojuar flamurin e përbashkët. Berisha është njeriu me pak i duhur për të na e kujtuar flamurin", tha Rama.

Banorët e Shkodrës veç përmbytjes vuajnë dhe mungesën e energjisë
Përmbytjet, CEZ fik dritat në zonën e Shkodrës

Përmbytjet në zonën e Veriut kanë sjellë edhe ndërprerjet e detyruara të energjisë elektrike. “CEZ Shpërndarje” njofton lidhur me një fakt të tillë se për shkak të situatës së rëndë hidrike në veri të vendit, janë bërë stakime në disa zona.Kështu, për arsye të sigurisë është bërë statikimi i tre kabinave, që furnizojnë fshatin Goricë. Po ashtu, është bërë stakimi i nënstacionit të Zues, që furnizon zonën e përmbytur të Obotit; stakimi i nënstacionit të Shkodrës 3, që furnizon 90 Familje në Livadhe; stakimi i nënstacionit Shkodra 2, që furnizon 70 familje të tjera në Livadhe si dhe stakimi i nënstacionit Rrenx, që furnizon 100 familje në fshatin Kuç. Ndërkohë, “CEZ Shpërndarje” njofton se është përmbytur një kabinë, që furnizon fshatin Darragjat, është në avari nënstacioni i Bushatit, që furnizon këtë zonë si dhe nënstacioni i Trushit. Edhe këtë radhë ashtu si në fillim të vitit, autoritetet thonë se shkaku i rëndimit të situatës janë prurjet sipas tyre rekord. ”Prej 12 ditësh prurjet vazhdojnë të jenë 1200-1300 metër kub në sekondë dhe rritja ka arritur në 9 metër. Të gjithë agregatët kanë vijuar punën dhe prodhimi i energjisë ka qenë në maksimum”, thotë drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo. Dy vitet e fundit, përmbytjet në zonën e Nënshkodrës si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet kanë qenë me intensitet të lartë, të pashënuar ndonjëherë më parë në 20 vitet e fundit.

Topalli: Lini sa më parë zonat e përmbytura

Kryetarja e Kuvendit që në mëngjes mbërrin në qarkun e Shkodrës dhe inspekton zonat e përmbytura në harkun e Bërdicës, në hyrje të qytetit, dhe në fshatra të tjerë të qarkut. Ajo u bëri thirrje banorëve të evakuohen, sepse situata paraqitet e vështirë. “E gjithë kaskada e Drinit derdhet në Shkodër, të gjithë lumenjtë e Alpeve vijnë e përfundojnë në Shkodër, shkodranët e njohin këtë situatë, ndaj banorët duhet të evakuohen”, tha Topalli. Kryeparlamentarja tha se të gjithë janë të pranishëm në Shkodër, është e pranishme policia, ushtria, mjekë, për t’i ardhur në ndihmë banorëve. “I kërkoj banorëve, të Obotit, të Gurit të Zi, Dajçit, e komunave të tjera të largojnë fëmijët, por edhe ata të largohen nga zonat e përmbytura. Ky është moti prej dy muajsh”, theksoi Topalli.